Një protestues në podium foli për largimin e deputetes Marjana Koçeku nga grupi i PS. Ai tha se nga kjo protestë kryeministri Edi Rama do të ngelë i vetëm dhe të gjithë ‘të vetët’ do të bien një nga një. Në fund të fjalës qytetari tha se Koçeku tashmë duhet t’i bashkohet protestës.

Vetë Marjana Koçeku nuk i ka bërë me dije arsyet e largimit nga grupi i PS.

“Sapo erdhi një lajm që tregon se sa madhe është kjo protestë. Një nga gurët e shahut sapo ka rënë, një deputet ka dhënë dorëheqjen nga PS. Deputetja e Shkodrës Marjana Koçeku sapo ka thënë jam deputet e pavarur. Ju erdhi fundi. Kjo na tregon se ne duhet të qëndrojmë në shesh, ato do të bien një nga një si gurë dominoje. Ne vlerësojmë vendimin e deputetes por themi që kjo është vetëm gjysma e punës, gjysma tjetër është t’iu bashkohet qytetarëve në shesh dhe bashkë me ne të këndojë ‘Rama jepe dorëheqjen’. Ne do t jemi derisa kryeministri të jetë i vetëm, dhe a e dini ku ngelin vetëm, në qeli”, tha një qytetar.


Lajmi kryesor:

Qytetarët prej 15 ditësh në protestë, mblidhen para kryeministrisë: Dorëheqje! Në turmë persona të maskuar me kapuçë e syze! Nis marshimi nëpër Tiranë