Marjana Koçeku ka reaguar për herë të parë pas largimit nga grupi parlamentar i PS.
Reagimin ka preferuar ta bëjë pa fjalë, duke përdorur vetëm një ‘emoji’ (ikonë) flamingoje.
Deputetja, e cila njihet edhe me emrin “Neomalësorja”, njoftoi largimin e saj mbrëmjen e së dielës duke bërë vetëm 9 muaj në parlament.
Si arsye, ajo listoi “vlerat dhe parimet e saj morale.” Postimin e largimit e ndau gjatë momentit kur në Tiranë zhvillohej protesta e 15-të radhazi për Zvërnecin, gjë që tubuesit në shesh e pritën me entuziazëm.
Pritet të shihet nëse pas këtij postimi të fundit, ‘Neomalësorja’ do të jetë pranë tyre në protestën e sotme.
Koçeku garoi në listën e mbyllur të PS për Shkodrën.

Komente










Dorezo mandatin
Përgjigju