'Marjeta t'përpiu me sy'! Vargjet e aktorit të njohur: Ti yll i skenës i fjalës...

'Marjeta t'përpiu me sy'! Vargjet e aktorit të njohur: Ti yll i skenës i fjalës...

Çun Lajçi si një aktor i madh i njohur i skenës dhe ekranit i ka kushtuar disa vargje njohjes me aktorin e madh Rikard Ljarja.

*Qenka nda nga jeta artisti i madh Rikard Ljarja!

Shpirti i pastë dritë!

*Ti arti i zemrës sime*

( R.i.p Rikard Ljarja)

Kam ardhë natën

e dritë Tirana m'u ka ba

n'Myslim Shyri kur t'kam taku

viteve t'hershme t'skamjës

e t'vonshme t'kamjës pak

Ti yll i skenës i fjalës

art n'tel zemre që s'harrohësh

sonte e njiqind vjet

Shkodrançe m'ke pritë

a je burrë

t'paça me nder

rugovisht këthye ta kam

e çua m'ke n'konak

Zemrën shtrua n'sofër ma ke

me nji gotë raki

për Kosovën ngrykë jemi marrë

Kur folë kemi për artin n'ballë m'ke puthë

për Bekimin Farukun Melin

s'jemi ngi me Fishtën

zanin n'lahutë fort ma ke dashtë

Edhe nji si ti Oson se ngjallë as vajin e Avdisë

se vajton n'Vraninë

burrnisht n'Pogradec ma pate thanë

Marjeta t'përpiu me sy

fishtjan je vet edhe shkodran

pse ti se qanë Lahutën e Mrizin si ky

Dy herë s'bahet e mira moj e marrë

tue qeshë sa herë i ke thanë

Sonte paske ikë të Bujari Rikard

udhën e paç të mbarë

Unë s'paskom pse me ardhë

n'Myslim Shyri

ti s'qenke ma n'Tiranë

Prishtinë 21.04.2020


Lajmi kryesor:

Vargjet dhe mesazhet prekëse për ndarjen nga jeta të aktorit Rikard Ljarja: Në Parajsë është një vend i veçantë për ty


  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë