Me disa rreshta prekëse ku shpreh atë çka ndjen, aktori Çun Lajçi ka kujtuar të bijën për ditën e saj të lindjes. Bubulina u nda nga jeta 6 vite më parë, por është cdo ditë në mendjen e të atit.
Në një postim në Facebook, Çun Lajçi shkruan se në këto vite nuk kanë munguar vizitat në varrin e të bijës. Po ashtu thotë se nuk ka arritur t’i hedhë dot në letër këto rreshta për shkak të vetmisë që e gërryente prej mungesës dhe boshllëkut që i la humbja e vajzës.
Postimi i Çun Lajçit
Urime ditëlindja Bubulinë
(02.05.1983)
S’kam harrua më t’shkrua, vonua po, por harrua s’kam,
shumë muej janë ba pa vu shkronja n’letër,
pesë vite s’rreshta tue ardhë me puthë,
gurin tand n’Drelaj!
S’kam harrua më shkrua, por mujtë s’kam,
se gërrye m’ka vetmia,
tue kërkua hijën tande, rrugëve tua,
rrugëve t'mia!
Vonua jam, por s'kam harrua
sot ditëlindjen e ke
që, po i ve shkronjat n'letër:
- Unë pesë vite ma i plakun, Ti pesë vite ma e re!
Bubulinë, urime ditëlindja.
02.05.2023
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
25 Janar, 13:37
A duhet të votojnë emigrantët që kanë vetëm dokumente identifikimi të huaja?
-
Po
29.7%
-
Jo
63.3%
-
Nuk e di
7%
Vota total: 784
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Auron Tare: Mos ma prekni Bubulinën” (Mbi debatin Vehbiu-Kocollari)
20 Maj 2024, 21:13
-
Çapajev Gjokutaj: Bubulina greke apo shqiptare? Po ngopim krenarinë me lugë të zbrazur
16 Maj 2024, 11:31
-
Ardian Vehbiu: Mos ma prek Bubulinë
15 Maj 2024, 20:29
-
Ardian Vehbiu: Ka qenë apo jo Bubulina, heroina e Revolucionit grek, shqiptare
14 Maj 2024, 12:21
-
'Me dorën time të çova në burg', Çun Lajçi letër prekëse të birit në qeli: Tani prokurorinë m’duhet ta bind se ai asht djali im e jo krimineli serb
18 Dhjetor 2022, 16:18
-
Çun Lajçi përgënjeshtron lajmet se e kërcënoi djali pasi e raportoi në polici: Kishte thyer gotë me dorë, isha i frikësuar se sulmon dikë
16 Dhjetor 2022, 08:09
-
Artisti shqiptar Çun Lajçi fiton çmimin e rëndësishëm në Festivalin e Filmit në Romë
7 Gusht 2022, 16:21
-
Nga djegia e Rugovës te Ballkani i Hapur, artisti: E nis me Ramën! Pse aq miqësor e të hapur me Vuçiçin, që s’na njeh si njerëz?
9 Korrik 2022, 13:38
-
A muj’ u çove Arben Vitia? Sa rri kot badihava, shko e vizito Çun Lajçin në spital
9 Maj 2021, 13:22
-
Nga shtrati i spitalit, Çun Lajçi krtika Albin Kurtit: Zbrit me këmbë në tokë dhe prano ofertën e vllaut Rama për vaksinat!
4 Maj 2021, 16:36
-
Me maskë oksigjeni dhe në 'luftë' me COVID, aktori Çun Lajçi përkujton vajzën e ndjerë: Zoti me çoi sëmundjen e dy lule te varri nuk t'i solla dot
2 Maj 2021, 12:09
-
Arritje historike për kinematografinë e Kosovës, 'Zgjoi' i Bashollit vlerësohet me tri çmime në ‘Sundance’
3 Shkurt 2021, 16:04
Me bere te lotoj me keto vargje.Te qofte dhimbja me e lehte dhe Bubulina qofte e xhenetit.
PërgjigjuZoti te ndihmoft vajza jote u preht ne parajs
PërgjigjuAh sa e trishte… force e kurajo.
PërgjigjuE paharruar qofte per ju dhe uroj te gjesh pak gezim ne njerez dhe pasione te tjera, per te vazhduar me buzeqeshje jeten perpara. I forte eshte njeriu kur jeton me nje dhimbje dhe brenge kaq te madhe sikurse humbja e femijes.
Përgjigju