Mark Crawford për Report Tv: Ta heqim nga duart e mafies, arsyet pse duhet të legalizohet kanabisi mjekësor, Shqipëria doli shpejt nga COVID-i (VIDEO)

TIRANE-Ish-Presidenti i Dhomës Amerikane të Tregtitë Mark Crawford në një intervistë për Report Tv dha argumentet e tij se përse është pro legalizimit të kanabisit mjekësor në Shqipëri. Përveç kurimit për ata që vuajnë nga një sëmundje dhe e kanë të domosdoshme, ai theksoi se legalizimi i kanabisit ridrejton problemin dhe ajo që tani është në të zezë duke filluar nga punësimi përkthehet në taksa më pas duke qenë edhe një 'plumb' për ekonominë.  

Intervista e plotë për Report Tv e Mark Crawford
Unë dola para 6 vitesh, në atë kohë në Amerikë ishte vetëm në fillime legalizimi i kanabisit. Sot kemi 33 shtete në Amerikë që kanë legalizuar kanabisin, jo vetëm mjekësor, por edhe personal. Ka vlerë për ata që kanë disa sëmundje. Në Shqipëri nuk e po filloni nga zero, është në ekzistim. Nuk është i përshtatshëm për të gjithë të përdoret. Nuk duhet të jetë kriminalizuar. Unë kam disa shokë që janë lidhur me fenë, që thonë se nuk është mirë të përdoret drogë.

A duhet një fushatë dhe a ka disa modele?
Nuk kemi një formular të përsosur, nuk është i njëjti ligji si në cdo vend. Kemi parë në Maqedoni, Greqi apo Kroaci, nuk është e vetme Shqipëria që e bën këtë. Nuk është dicka e çuditshme. Është më mirë për kapjen në dorë në mënyrë ekonomike sepse ideja që do të shmangim këtë, zero nuk ekziston. Për mua është dicka që Shqipëria mund ta bëjë, duhet kujdes, por është pozitive.

Cfarë do të thotë kjo për ekonominë shqiptare?
Nuk e di nëse do të lejohet vetëm për vendin apo eksportin, apo kufizuar me licencë, apo përdorur të gjithë me sasi të vogla, ende nuk dimë, nuk e kam parë draftin. Nuk e di si do të trajtohet. Por kur fillohet edhe me licencë, është dicka pozitive, është një plus. Është dicka që është duke ndodhur por jo tatimore, mund ta nxjerrim nga ët e mafies. Legalizimi nuk do të thotë rritje e përdorimit, por ulje, pasi njerëzit e shikojnë nga pikëpamja ekonomike. A që janë kundër përdorimit të drogës nuk duhet të jenë kundër legalizimit. Duke filluar nga kanabisi për mjekësi është dicka pozitive.

A ka Shqipëria infrastrukturën për ta kontrolluar?
Ne e dimë që nuk është kontrolluar shumë mirë kur ishte kriminalizuar, e kemi parë edhe situatën në Lazarat, por ne e dimë se nëse e vazhdojmë sikur ishte duke të përdorim forcën speciale, prandaj duhet ta trajtojmë në një mënyrë më pozitive, edhe për ata që kanë nevojë mjekësore, ta marrin. Unë nuk e kam përdorur, por e kam kthyer mendjen time, që është më mirë ta legalizojmë.

Cilat janë përfitimet që mund të ketë Shqipëria, si ka ndikuar në Amerikë?
Ka pasur efektive pozitive, disa miliarda në disa shtete nga taksat dhe që janë aplikuar te shkollat dhe spitalet. Për mua, ata që janë varur nga droga të shkojnë në spital sesa në burg. Koha dhe lekët e publikut shkojnë kot.

Mund ta shpëtojë ekonominë shqiptare kjo?
Unë isha pro që para 7 vitesh. Asnjë sektor nuk është shpëtim, por një plumb për të gjuajtur te problemet ekonomike. Ka pasur shumë punësim edhe në Gjirokastër, por edhe në Tepelenë, Dukagjin dhe Vlorë, por ishte punësim në të zezë, por pse mos ta legalizojmë, të paguajnë taksa, të jenë në sistem. Pra që të jenë brenda sistemit.

A morët kritika kur e hodhët këtë ide para 7 vitesh?
Është tabu, se njerëzit mendojnë se po legalizohet droga. Unë e ndava legalizimin me përdorimin. Në botë kemi parë shumë përvoja, në Singapor kanë thënë se do u vrasim, në zona të tjera...psh në Amerikë kemi ushtri dhe polici, por edhe ne nuk e shmangim dot, nuk pres për Shqipërinë që ta shmangë me ligj. Në fillim edhe unë isha kundër por duke parë që vit për vit po rritej problemi. Më mirë të ridrejtojmë problemin nga një gjë në të zezë në të bardhë.

Si e shikoni situatën ekonomike pas COVID-it?
Nuk e di sa i thellë do të jetë problemi, por Shqipëria ka dalë më shpejt se disa vende të tjera. Në Amerikë reagimi është copë copë, cdo shtet është ndryshe. Shqipëria ka bërë mirë, ne jemi duke hapur fazat, por ende nuk kemi parë një valë të dytë, shpresoj se do të kemi kaluar këtë krizë më mirë se të tjerat. Besoj se do të kalojmë, në fund të verës do të kemi disa elementë pozitivë.

Cfarë po ndodh në Amerikë me zgjedhjet?
Trump e filloi fushatën shumë shpejt. Para COVID, Trump ishte shumë i fortë, por tani ekonominë e kemi më të dobët. Tani kush do të jetë më i përshtatshëm për ta bërë këtë. Biden nuk është aq në gjendje, as kush ishte n/ president. Për Trump, është kontravers, por ka përvojë se ka ngritur ekonominë, shpresoj që me këtë përvojë do ta ringjallë ekonominë. Por në SHBA ka shumë pikëpyetje, janë në rrezik për një valë të dytë.

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Lazarati: 13/05/2020 14:36

    Rrofte Rama tani vec droge do mbjellim

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Thirrja e Erjonit dhe Belindit në të njëjtën ditë në SPAK, politikë penale dhe jo profesionale

Spahiu: Thirrja e Erjonit dhe Belindit në të njëjtën ditë në SPAK, politikë penale dhe jo profesionale