Mark Marku llogari
Berishes: S'kemi numrat

Mark Marku llogari <br />Berishes: S'kemi numrat
TIRANE- Gjendja në të cilën ndodhet mazhoranca aktuale me një mungesë numrash për të zgjedhur kreun e shtetit por dhe duke vënë në pikëpyetje mbajtjen e qeverisë në këmbë, ka sjellë dhe rebelimin e deputetëve të PD ndaj kryeministrit Berisha.

Gazeta Shqiptarja.com shkruan sot se deputeti demokrat Mark Marku i njohur për qëndrimet e tij të forta në drejtim të përmirësimit të qeverisjes dhe në veçanti të pasigurisë që rezaton koalicioni me LSI e Metës, dje në mbledhjen me dyer të mbyllura të grupit parlamentar ka shfaqur shqetësimin e tij për mungesën e numrave për zgjedhjen e Presidentit të ri të Republikës, për pasojë dhe pasigurinë e vijimit më tej të koalicionit me LSI.

Pyetja ka qënë e drejtëpërdrejtë për kryeministrin Berisha në mbledhjen me dyer të mbyllura të grupit të PD, teksa i ka kërkuar bërjen publike të emrit të një kandidati për President. Duke marrë përgjigjien nga kreu iq everisë se emri do jetë në kohën e duhur, por duhet të kufizohen njëherësh dhe daljet vënd e pavënd në media. "Zoti Berisha. Kanë mbetur vetëm dy ditë nga raundi i parë për zgjedhjen e Presidentit dhe ne si partia më e madhe në mazhorancë nuk kemi ende një emër. Kur do ta kemi një emër për president zoti kryeministër?", mësohet të ketë pyetur deputeti demokrat Marku kreun e qeverisë Berisha. Duke shënuar në këtë mënyrë dhe ndër të paktat reagime ndaj kreut të mazhorancës në grupin e PD që nga koha kur në këtë grup ishin Ngjela dhe Zogaj. Berisha, i gjendur para kësaj të papriture, nuk ka munguar të hedhë fajin në drejtim të kreut të opozitës, Edi Rama, i cili sipas tij ka synim vetëm bllokimin e procesit dhe vënien e qeverisë përballë vështirësive. "Nuk është çështja tek emri i kandidatit për president pasi bashkë me aleatët mund ta zgjedhim, por duam një president të diskutuar dhe me opozitën, pasi është kërkesë e ndërkombëtarëve. Duhet një proces negociatash dhe janë në dizpozicion dhe 48 orë kohë deri në fillimin e votimit për raundin e parë. Edi Rama po bllokon procesin me synimin për të rrëzuar qeverinë por s'do t'ia arrijë kurrë. Ai e ka bllokuar këtë proces. Por emri do të bëhet i ditur në kohën e duhur", mësohet të jetë shprehur Berisha. Përgjigjie e cila me sa duket nuk e ka kënaqur deputetin demokrat Marku, i cili ka nënvizuar se është thënë se do të jetë emri i njërit prej personaliteteve të larta të PD dhe se janë numrat për ta zgjedhur presidentin sipas Kushtetutës dhe afateve kushtetuese. Marku, mësohet të ketë qënë këmbëngulës, duke kujtuar se deri më tani është akuzuar Rama se ngurron për të hyrë në këtë proces. "Mbajtja pa deklaruar e emrit të kandidatit për president dy ditë para raundit të parë, mund të shihet si dobësi e mazhorancës për të hyrë në një proces, dhe frikë se nuk i ka numrat. Për të mos thënë më shumë. Mendoj se numrat e LSI duhen marrë me rezervë si mbështetje", mësohet të ketë thënë deputeti Marku. I cili ka qënë vërtetë i shqetësuar për numrat e pamjaftueshëm të mazhorancës por dhe për fatin e koalicionit me LSI, shqetësim që e ka dhënë disa herë dhe në mënyrë publike. "Ne kemi potenciale brenda PD që janë kandidatë serioze e shumë të mirë për president të vendit. E dyta, ne i kemi numrat për qeverisjen e vendit e për të zgjedhur presidentin me shumicën qeverisëse, por synojmë konsensusin. Mirë është që të evitojmë dhe deklaratat e tepërta në media", mësohet të ketë thenë Berisha në mbledhjen me dyer të mbyllura të grupit parlamentar të PD. Duke garantuar dhe njëherë se mazhoranca i ka numrat për të qeverisur, pavarësisht se sipas tij, "Rama kërkon të na rrëzojë. Por le të bëjë mocion, s'ka për të arritur ta rrëzojë këtë mazhorancë. Ne jemi në kontakt të vazhdueshëm me aleatët tanë në qeverisje për të bërë më të mirën e mundshme dhe kemi garanci të plota se numrat nuk kanë lëvizur". Përplasja mes deputetëve dhe Berishës, deklaratat e kryeministrit për një mocion të mundshëm apo zgjedhje të parakohëshme në mbledhjen me dyer të mbyllura të grupit parlamentar, janë paraprirë nga një fjalimi përmbi një orë e tij, ku ka paralajmëruar Ramën se nuk e rrëzon dot, pavarësisht përpjekjeve të tij për ta bërë një gjë të tillë e për të bllokuar Presidentin dhe integrimin. Berisha ka akuzuar në mbledhjen e grupit parlamentar të PD, kryetarin e PS Rama se kërkon të rrëzojë qeverinë duke bllokuar reformat për t'i lidhur me zgjedhjen e presidentit. Ai tha se Rama në vend të përgjigjes së letrës që Astrit Patozi i bëri Gramoz Ruçit, ai nisi editorialin që do rrëzojë këtë qeveri me çdo kusht. "Në vend të përgjigjes me shkrim, Rama nisi editorialin e radhës në të cilin betohet solemnisht se do rrëzojë qeverinë me çdo kusht. Sipas tij, rrëzimi i qeverisë është problemi i vetëm dhe se zgjedhja e presidentit duhet të jetë në funksion të rrëzimit të qeverisë. Editoriali erdhi pas një interviste që botoi duke i vënë emrin e Ruçit, sepse ai e përdor këtë. Kur do vërë maskë politike përdor Gramoz Ruçin", tha Berisha. Kreu i qeverisë dhe dje ka treguar qartë se nuk ia fal Ramës 21 janarin, që sipas tij ishte përpjekje për rrëzim me dhunë të qeverisë së tij. "Pasi bllokoi dy vite me radhë statusin, pasi organizoi sulmin me dhunë ndaj Kryeministrisë dhe përpjekjen për përmbysjen e qeverisë me dhunë, tani dëshmon se ka vetëm një qëllim madhor, rrëzimin e qeverisë po pati mundësi dhe që s'e realizon dot, gjë të cilën ka dy vjet që i mashtron bashkëpunëtorët e tij, se rrushi do të piqet në pranverë, do piqet në vjeshte...po rrushi i tij mbeti i papjekur", nënvizoi kreu i qeverisë. Por nga ana tjetër ajo që është parë dje në mboledhjen e grupit të PD ka qënë fakti se nga njëra anën shihej shqetësimi i deputetëve të PD deri në rebelim për humbjen e mazhorancës, nga ana tjetër përpjekja për t'i qetësuar e Berishës, e mbështetur dhe nga akuzat në drejtim të Ramës. I cili sipas tij ka tre vjet që i mban deputetët me "inxheksione" se do rrëzojë Berishën me sot e nesër. Ndërkohë Berisha garanton se deri më 2017 do jetë kjo mazhorancë.

NESER RAUNDI I PARE, ENDE S'KA KANDIDAT ZYRTAR
Ende nuk ka një emër zyrtar për të garuar si kandidat për President dhe partitë politike ndodhen më larg se kurrë në qëndrimet e tyre për zgjedhjen e një Presidenti konsensual. Sot është afati përfundimtar i depozitimit të 20 firmave të kërkuara në Kushtetutë, për të garuar si kandidat për President që do hidhet për votim nesër në raundin e parë në Kuvend. Sipas Kushtetutës, raundi i parë deri te i treti kërkojnë 84 vota për të zgjedhur një kandidat, çka e bën të detyrueshme një marrëveshje PD-LSI-PS. Kushtetuta e lejon që kandidati për president të mbledhë 20 firmat edhe pas raundit të parë.
Në negociatat dyditore për zgjedhjen e Presidentit, Partia Demokratike nuk ka arritur ende të gjejë konsensusin me partinë kryesore në koalicion, LSI-në, votat e së cilës së paku do të mundësonin zgjedhjen e një Presidenti në raundin e katërt të votimit. PD-ja deklaron se po kërkon një president me konsensusin më të gjerë të mundshëm, ndërsa LSI-ja i qëndron idesë për një President të propozuar përtej mazhorancës qeverisëse. Akoma më të pakta janë shanset për kompromis me PS-në, e cila kushtëzon zgjedhjen e presidentit me plotësimin e reformës parlamentare, reformës zgjedhore, heqjen e imunitetit.
(jm/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Abuzime me fondet e BE/ Drejtoresha e SASPAC: Po bëjmë audit, partnerët do njihen me analizën! PS: Flet drejtësia! PD: e turpshme

Abuzime me fondet e BE/ Drejtoresha e SASPAC: Po bëjmë audit, partnerët do njihen me analizën! PS: Flet drejtësia! PD: e turpshme