Mark Marku në krye të dialogut të qeverisë me median: E pranova se ma kërkoi BE! Procesi do jetë i vështirë, pas një viti çojmë pr.ligjin në parlament

Tirane- Në forumin e 10 të Medias që zhvillon Prezenca e OSBE-së në Shqipëri, ambasadori i Bashkimit Evropian, Silvio Gonzato njoftoi se për të përmbushur kushtet për anëtarësim, në vendin tonë do të nisë një dialog mes medias dhe institucioneve. Ish-deputeti i PD, Mark Marku do të jetë në kryet të dialogut të qeverisë me median. 

Marku i cili tani është dekan në fakultetin e filologjisë, shpjegoi se pse e pranoi këtë rol.

"E kam pranuar me kënaqësi këtë rol, sepse integrimi në BE ka rëndësi. Këtë nuk mund ta bëjë qeveria. Kemi kaluar tek një anëtar i tretë, që është universiteti. Procesi do jetë i vështirë. Do zgjasë një vit. Në fund do të sjellim projektligje në parlament. Platforma ka qëllim  të krijojë kushtet për të hyrë në BE", tha Mark Marku.

Ajo që quhet si dialog i strukturuar është një detyrë që BE i ka lënë Shqipërisë për të përmirësuar mjedisin për median.

"Do të punojmë një vit, me të gjithë aktorët, mediat, shoqërinë, mazhorancën dhe opozitën e në fund fare do të propozojmë ndryshime ligjore", vijoi Marku. 

Në forum, gazetarë dhe aktivistë kërkuan që qeveria të ndikojë për të rritur transparencën dhe për të lejuar mediat të monitorojnë vetë nga afër takimet elektorale.

S.G/E.B/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

10 kuriozitete rreth Krishtlindjes të zgjedhura nga National Geographic

10 kuriozitete rreth Krishtlindjes të zgjedhura nga National Geographic