Marko Strazimiri, artisti i ri mes pasionit për muzikën dhe mjekësinë

Marko Strazimiri, artisti i ri mes pasionit për muzikën dhe mjekësinë

Marko Strazimiri, është një nga artistët e rinj të talentuar i cili është mjaft premtues në fushën e artit dhe muzikës. Me siguri ju kujtohet që në kohën e festivaleve për fëmijë, ku ka spikatur më zërin e tij  të mrekullueshëm. Tashmë prej vitesh ai ka vendosur t’i qëndrojë besnik pasionit të tij për muzikën, duke punuar fort dhe me vullnet për të sjellë tek publiku këngë që do të mbeten gjatë në memorien e tyre.

Në një intervistë në ‘’ Rreze Dielli’’ Marko strazimiri tregoi shumëçka nga vetja. Ai është një shembull i mirë për të rinjtë, sepse paralelisht me pasionin për muzikën ka zgjedhur një profesion tjetër në jetë atë të mjekut, duke ia dedikuar pjesën më të madhe të kohës studimeve, megjithatë duket se nuk do të lërë pas dore edhe këngën, pasi së shpejti do të sjellë një tjetër projekt muzikor.

Ndër të tjera ai shprehet i zhgënjyer nga Festivali i RTSH-së, pasi si artisti i kompletuar nuk ka marr asnjë përgjigje për mospranimin në këtë festival:

‘’Ne jemi të sigurtë që i kishim plotësuar kriteret për këngën me datën e dorzimit, me gjatësinë e këngës me një tematikë të përshtatshme por ne ende vazhdojmë të jemi pa një shpjegim pse nuk u pranua kënga. Nuk kanë asnjë arsye se cfarë ka ndodhur’’ u shpreh ai.

Ndërsa foli edhe për arsyen përse zgjodhi të studiojë një degë shumë ndryshe nga ajo që të tjerët do të kishin menduar për të, duke qenë se pjesën më të madhe të kohës së tij ia dedikon muzikës:

Mjekësia ka qenë për mua dashuri e hershme, që kur kam qenë fëmijë e kam patur jashtëzakonisht shumë qejf më pëlqente cdo gjë për mjekësinë, edhe pse ndoshta mund të duket pak e çuditshme, që një fëmijë I vogël të pëlqejë operacionet, të pëlqejë ndërhyrjet, të pëlqejë ekzaminimet, mua më pëlqenin që atëherë edhe jam shumë I lumtur që kam arritur që të ndjek ëndrrën time’’ tha ai për zgjedhjen që ka bërë.

Megjithatë  u shpreh se nuk e mendon që mund të kalojë ndonjë ditë në jetën e tij pa dëgjuar muzikë apo pa kënduar prandaj nuk është ende gati të lërë muzikën për mjekësinë.

 

 

 

D.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Gili dhe Redoni tërhiqen nga gara, Egli në lot, ja si reaguan banorët e tjerë

Gili dhe Redoni tërhiqen nga gara, Egli në lot, ja si reaguan banorët e tjerë