Marotta ngre zërin: Ka disa arsye përse me Juventusin nuk luhej të hënën, po trukojnë kampionatin

Marotta ngre zërin: Ka disa arsye përse me Juventusin nuk luhej të hënën, po trukojnë kampionatin

Administratori i deleguar i Interit Guiseppe Marotta, i cili mban edhe postin e këshilltarit në federatë, është i revoltuar me Paolo Dal Pino, presidentin e Ligës Seria A. Arseyja është se ky i fundit pretendoi që ndeshja Juventus-Inter të luhet sot me tifozë, diçka sipas Marota-s do të ishte diskriminuese për zikaltërit. Gjithashtu shtyerja e ndeshjeve për shkak të koronavirusit për Marotta-n po dëmton specifikisht disa skuadra.

Ndjesë Marota, të lëmë mënjanë “tiki-taka”-n dhe shkojmë drejt në pikë. Sipas jush, pas shtyrjes së Juventus-Inter qëndron presioni i klubit bardhezi? 

Më intereson shumë pak ky argument, të them të vërtetën. Ka pasur një udhëzim nga ana e qeverisë dhe dakord, por diçka dua ta them me besim: gjithë kjo çështje është menaxhuar keq, me shumë lehtësi. Po shpjegohem: Liga kisha vendosur të enjten për dyert e mbyllura, më pas të premten ministri Spadafora këshilloi të evitohej kjo rrugë.

Në atë pikë gabimi ka qenë i presidentit të Ligës, Dal Pino, që vendosi pa pyetur askënd. Duhej të kishte kërkuar një mbledhje të jashtëzakonshme të këshillit të Ligës. Jam i shqetësuar edhe për Inter-Sasuolo të së dielës.

Si do veprohet në Juve-Inter? 

Me dyer të mbyllura me sa duket jo, do të ishte absurde të përdorej një metodë që vetëm një javë më përpara nuk kishte funksionuar. Dhe të mos flitet as për shtyrje të hënën (sot): Interi e ka pësuar një dëm, e kemi paguar me çmim të lartë, tri ditë më prapa ndër të tjera luajmë në Ligën e Europës. Pra, ndeshja të zhvillohet të dielën me dyer të hapura ose…

Ose çfarë? 

Nuk shoh zgjidhje. Për më shumë, këtë javë duhet të ishte përdorur i njëjti metër për të gjithë. Përse në Atalanta-Lacio nuk u praktikua?

Kampionati rrezikon të mos përfundojë sipas jush? 

Po, nëse duhet të shtyhen ndeshje të tjera, po. Pastaj, përse u vendos data e Juventus-Inter përpara se Inter-Sampdoria?

Seria A është e trukuar?

Po, turneu është i trukuar. Janë prishur ekuilibrat.

Çfarë ju ka thënë Antonio Konte?

Është i shqetësuar, ashtu si shumë kolegë të tij. Për një trajner nuk është e lehtë të menaxhohet kalendari, muaji maj për më shumë është i ndërlikuar.

Një përgjigje për Dal Pinon? 

Si qytetar më duhet të njoh emergjencën e vendit dhe problemet që pasojnë, shëndeti ka prioritet. Kemi marrë një hipotezë informale nga administratori i Ligës, Luixhi De Sievro, për të luajtur të hënën në mbrëmje: as nuk e konsideruam, sepse e cilësojmë të papraktikueshme dhe thuajse provokuese, në respekt të Interit dhe miliona tifozëve zikaltër. Refuzuam për tri arsye:

Së pari, sepse do ishte kundër logjikës së shëndetit publik, duke supozuar zhdukjen e “alarmit Koronavirus” brenda 48 orëve; më pas, sepse stadiumi do të kishte qenë i hapur vetëm për tifozët e Juventusit, çka do të kishte përbërë një pabarazi; së treti, sepse shtyrja të hënën do të pasonte edhe shtyrjen e Juventus-Milan për Kupën e Italisë të enjten, të njëjtën ditë si Napoli-Inter.

Do të kishte ndodhur gjithçka pa Juventus-Inter në mes?

Sipas mendimit tim, jo. Mjeti i dyerve të mbyllura jep mundësi të vazhdohet kampionati. Rrugë të tjera nuk shikoj, por ka një ngjeshje ndeshjesh si pasojë e pjesëmarrjes së disa klubeve në Kupat europiane dhe me afrimin e grumbullimeve të kombëtareve.

Ne.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Gjatë fundjavës do të kërkoni harmoni në marrëdhëniet tuaja...çfarë kanë rezervuar yjet për sot

Gjatë fundjavës do të kërkoni harmoni në marrëdhëniet tuaja...çfarë kanë rezervuar yjet për sot