Marrëveshja në Bruksel, rruga e
 Greqisë në 48 orët e ardhshme

Parlamenti grek futet sot në rrugën e gjatë për të respektuar pjesën e tij në marrëveshjen e arritur në Bruksel. Negociatat mbi kërkesën për një paketë të re shpëtimi do të avancojnë më tej dhe kërkohet miratimi nga parlamentet skeptike si ato të Helsinkit, Berlinit dhe Bratislavës. 

Parlamenti grek do të ndjekë një axhendë të ngjeshur në 48 orët e ardhshme. Situata është delikate pasi kryetarja e parlamentit Zoe Konstatopoulou është një nga ekstremistet më të papajtueshme me reformën e Tsipras. Që të premten e kaluar ajo u përpoq të vononte miratimin e mandatit negociues të Greqisë në Bruksel dhe pritet t’ia bëjë shumë të vështirë rrugën Tsiprasit në 2 ditët e ardhshme. Në votimin e të premtes, në parlamentin grek partia e radikalëve të majtë SYRIZA, humbi 15 vota dhe përfundoi në pakicë me 145 deputetë nga 300. Miratimi i negociatave me Brukselin u aprovua me votat e “Demokracisë së re” , liberalëve të “Potami” dhe socialistëve të “PASOK”.

Kryeministri grek Aleksis Tsipras ka afat deri të mërkurën për të aprovuar në parlament reformat e kërkuar nga Brukseli. Këto reforma konsistojnë në rritjen e TVSH-së, për një kategori të madhe ushqimesh, rritjen e kontributeve shëndetësore nga 4-6% si dhe reformim në kodin e procedurës civile që përshpejton kohën dhe efikasitetin e gjykatave, duke përfshirë edhe një klauzolë për shkurtimin e shpenzimeve në mënyrë gjysmë automatike. Evropa kërkon gjithashtu nga Greqia, zbatimin e menjëhershëm të direktivës evropiane në lidhje më bankat.

Bordi i Guvernatorëve në Bankën Qendrore Evropiane duhet të miratojë sot për Greqinë disa kredi emergjente për të mos ta çuar vendin në një shtrëngim financiar, përndryshe shteti helen do të detyrohet të mbyllë për disa orë bankomatet në të gjithë vendin.

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 16 Janar, 08:35

    Dhëndri i Trump investitor strategjik për resort në Sazan, si iu duket?



×

Lajmi i fundit

Aksident në Bulqizë, shoferi humb kontrollin e automjetit dhe përplaset me kollonën e mbikalimit

Aksident në Bulqizë, shoferi humb kontrollin e automjetit dhe përplaset me kollonën e mbikalimit