Gjatë konferencës së përbashkët për media, kryetarja e KQZ-së së Kosovës, Valdete Daka tha se ky memorandum bashkëpunimi ka për qëllim ngritjen e standardeve zgjedhore në të dy vendet, si dhe është në funksion të rritjes së eficencës së punës institucionale dhe modernizimit të të gjitha aspekteve të organizimit, menaxhimit dhe administrimit të zgjedhjeve.
Ndërkaq, nga ana e saj, kryetarja e KQZ-së së Shqipërisë, Lefterije Lleshi u shpreh se duke marrë parasysh lidhjet tradicionale historike dhe kulturore ndërmjet dy vendeve, ky bashkëpunim efektiv dhe i ngushtë do t’i shërbejë rritjes së përformancës administrative zgjedhore të dy institucioneve.
Marrë nga "Koha Ditore"
Redaksia online
(e.c/shqiptarja.com)