Me vendosjen e taksës 100 përqind për mallrat serb shteti i Kosovës ka treguar forcë dhe taksa shihet si një nxitje nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, pas dështimit që Kosova të bëhej anëtare e Interpolit. Për analistin Nexhmedin Spahiu Kosova me këtë taksë duhet të mbajë në presion Beogradin zyrtar deri në njohjen e pavarësisë.
Vendosja e taksës 100% mbi produktet serbe dhe ato të Bosnjë-Hercegovinës tregon se Kosova po i bën presion Serbisë. Natyrisht, kjo taksë është mbështetur dhe nga faktori ndërkombëtar pas dështimit për anëtarësimin e Kosovës në strukturat e Interpolit. Me vendosjen e taksës Kosova ka treguar muskujt e saj kundrejt shtetit serb. Jam i sigurtë se kryeministri Haradinaj nuk do të ndryshojë pozicionin e tij në rast presioni nga Serbia për heqjen e taksës së mallrave serbë.
Analisti Nexhmedin Spahiu
Natyrisht që do të vijë dita kur Serbia do të njohë pavarësinë e Kosovës por për Spahiun kjo mund të ketë një kosto financiare, duke sjellë si shembull pavarësine e Greqisë.
Jam i bindur se Serbia do të arrijë të njohë pavarësinë e Kosovës. Shteti kosovar duhet të ketë parasysh duke marrë shembullin e pavarësisë së shtetit grek i cili i pagoi Perandorisë Osmane 13 milionë franga të arta kundrejt njohjes si shtet. Dhe Kosova në rastin e njohjes së pavarësisë do të duhet të pagujë një kosto finanaciare.
Analisti Nexhmedin Spahiu
Vizita e pak ditëve më parë e presidentit rus Vladimir Putin, tregon se është gati një marrëveshje nënmbikëqyrjen e Amerikës dhe Rusisë, për të arritur një kompromis midis Serbisë dhe Kosovës.