Kosova drejt lëvizjes së lirë me vendet e BE, analisti Spahiu për Report Tv: Emigrimi masiv dhe raporti me Serbinë shtynë kaq vite vendimin

Analisti i njohur nga Kosova, Nexhmedin Spahiu, e konsideron vendimin e ambasadorëve të Bashkimit Evropian për të përcaktuar një datë fundore për liberalizimin e vizave (Jo më vonë se 1 janari 2024) si një dhuratë të marrë nga BE për qytetarët e Kosovës.

Në një intervistë të dhënë për ‘Sot live në Shqipëri’ në Report Tv Spahiu thotë se ky vendim është marrë edhe nga vende që nuk e kanë njohur shtetin e Kosovës. Analisti shprehet në bashkëbisedimin me gazetarët Nertil Agalliu dhe Migena Sotiri se lajmi i liberalizimit të vizave të Kosovës ka ardhur kaq vonë për dy arsye kryesore, që janë sipas tij fakti se shumë kosovarë iknin nga vendi i tyre dhe marrëdhëniet e Kosovës me Serbinë.

“Si fillim, duhet të vlerësojmë faktin se ky lajm është një tregues për situatën aktuale në Kosovë, një indikator i mirë për të lëvizur lirshëm të gjithë qytetarët e Kosovës. Janë dy arsyet se pse ky vendim erdhi kaq vonë. Arsyeja e parë ka qenë frika e shpopullimit të vendit . Kosova nuk krijonte të gjitha kushtet e jetesës dhe kosovarët emigronin drejt vendeve të tjera pasi nuk shihnin perspektivë në vendin e tyre”, shprehet Spahiu.

Analisti nga Kosova mendon se arsyeja e dytë për vonesën e këtij procesi ishte  edhe marrëdhënia e Kosovës me Serbinë dhe thekson se nëpërmjet bisedimeve mund të gjejnë një urë komunikimi të dyja vendet.

Sidoqoftë, sipas Spahiut situata mbetet e tensionuar mes dy shteteve dhe kryeministri Kurti duhet të ketë kujdes se çfarë “pazari” do bëj me Vuçiç në këmbim të njohjes së Kosovës.

“Nuk mund të vijnë miqtë e rinj në shtëpinë tënde kur ti ke debatuar me fqinjin apo jo? Kjo situatë e ky tension është aktual midis Kosovës e Serbisë. Duhen rregulluar marrëdhëniet midis shteteve”, tha analisti Spahiu për Report Tv.

I pyetur nga gazetarët nëse Shqipëria ka luajtur rol në këtë proces, Spahiu është shprehur se nuk ka ndikim.

“Shqipëria ka shprehur një dëshirë të mirë, por nuk besoj se ka pasur impakt në vendim. Por, e gjitha kjo është dhuratë,  sepse kanë marrë pjesë 5 vende që nuk e njohin Kosovën”, tha ndër të tjera ai.

Në një vendim të mëngjesit të sotëm ambasadorët e vendeve anëtare të Bashkimit Europian i kanë dhënë një shtysë procesit të liberalizimit të vizave për Kosovën. Të mërkurën e sotme ata janë pajtuar për t’i dhënë mandait Këshillit Evropian për të negociuar me Parlamentin Europian mbi procesin e liberalizimit të vizave për Kosovën.

K.T./KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kamberi: Nëse protestat 'shuhen', Vuçiç do e çojë Serbinë në diktaturë

Kamberi: Nëse protestat 'shuhen', Vuçiç do e çojë Serbinë në diktaturë