Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani gjatë një bashkëbisedimi me gazetarët sot, u shpreh se mbetet prioritet rrugëtimi i vendit drejt BE, duke nënvizuar se objektiv është mbyllja e negociatave brenda vitit 2027.
Pyetje: Si po ecin negociatat për njohjen e pensioneve? Në konferencën e fudvitit ntë kaluar thatë se paraardhësja juaj e ka kaluar dosjen në presidencë por nuk dihet fati I tyre? Në konferencën e fundvitit të kaluar thatë se paraardhësja juaj e ka kaluar dosjen në presidencë por nuk dihet fati i tyre?
“Negociatat me Greqinë ka shumë vektorë e mënyrë që ne I trajtojmë me kujdes e vëmendje maksimale. Në të gjithë këtë përpjekje prevalon interesi i qeverisë shqiptare për ta çuar sa më shpejtë e sa më pranë Shqipërinë pranë BE-së duke mos lënë pas themelet e një marrëdhënie të mirë e të shëndoshë.
Kemi pasur një mirëkuptimin dhe angazhim shumë të mirë e serioz me republikën e Greqisë në rastin konkret. Është e rëndësishme të mos jetë përpjekje mikrofoni por punë tavoline, duke u futur në të gjithë detajet e nevojshme por dhe duke u kujdesur që detajet të mos prishin të tërën. Është e rëndësishme të vijojmë të kemi këtë angazhim jo vetëm me fqinjët tanë jugorë për të arritur rezultate të prekshme, sic ishin konkretisht edhe fakti që u hapën dy grupkapitujt më politikë në të gjithë procesin.
Pyetje: Kryeministri grek një javë më parë deklaroi se integrimi I Shqipërisë mbetet në dorë të vendit tonë si do të plotësojë kushtet e minoritetit grek që ka të bëjë me të drejtat e tyre dhe të pronësisë. Si I lexoni deklaratat e kryeministrit grek, Micotaqis
Ne po plotësojmë të gjitha detyrimet që na takon të kemi një ambient sa më të mirë e të aftë për të respektuar të drejtat e shtetasve shqiptarë, përfshi dhe ata me kombësi greke. Në këtë kuadër kemi krijuar mekanizmat e nevojshme me institucionet e Komisionit Europian dhe Këshillit të Europës. Ajo që është e rëndësishme është të shikojmë të gjithë gjënë në një progres të vazhdueshëm. Le të vëmë Lenten dhe të shikojmë marrëdhëniet 30 vjet më parë. Të shohim mënyrën e progresit dhe angazhimit që qeveria ka pasur gjithmonë ndaj shtetasve të vet të çfarëdolloj kombësie
Pyetje: A e quani dështim faktin që nuk arritët të zgjidheshit sekretar I përgjithësh i OSBE-së, dështim i vëndit më shumë se I juaji
Nuk ka pasur për asnjë moment asnjë cedim në atë që kemi të qartë. Interesi i vendit është mbi interesat personale. E konsideroj sukses që duke pasur mbështetje maksimale të mbi 70% vendeve anëtare të OSBE-së u tërhoqa në momentin e duhur për ti dhënë rrugë jo vetëm konsensusit për lidershipin e ri të OSBE-së por dhe zhvillime të rëndësishme që lidhen ngushtësisht me partnerët strategjikë Greqia e Turqia.
Lajmi kryesor: