Që Shqipëria dhe Italia të arrinin deri përmbylljen e marrëveshjes shumë të rëndësishme për njohjen e ndërsjelltë të pensioneve, një meritë të veçantë e ka edhe aktivistja shqiptare në Itali, Gerarta Ballo, e cila ishte e para që propozoi nismën përmes një peticioni online dhe insistoi vazhdimisht që kjo të bëhet realitet.
Në një intervistë të dhënë në ‘Studio Live’ me gazetarin Arbër Hitaj, Ballo që është edhe pjesë e grupit negociator dhe përfaqësuese e komunitetit shqiptar në Itali, bëri të ditur se po bëhet gjithçka që marrëveshja nga të dyja qeveritë të firmoset para 25 shtatorit, datë në të cilën Italia shkon në zgjedhje dhe ka një mundësi që e djathta ekstreme me politikën e saj jo miqësore ndaj emigrantëve të vijë në pushtet.
“Dy hapat e radhës janë firma e dy qeverive dhe ratifikimi i marrëveshjes mes 2 parlamenteve. Këto procese varen nga vullneti politik dhe shtysat. Politikanët po mendojnë që nënshkrimi mes 2 qeverive të bëhet përpara 25 shtatorit, duke qenë se atje ka zgjedhje”, tha Ballo.
Duke folur më në terma konkretë, Gerarta Ballo shprehet se tashmë të gjithë qytetarët, e të dyja vendeve që kanë derdhur kontribute në të dyja vendeve, do të kenë mundësi që tu njihet ky kontribut dhe pensioni do t’i jepet edhe nga Italia edhe nga Shqipëri, por vendin se ku do ta marrë do ta zgjedhë vetë.
“Sot nëse një qytetar shqiptar nuk ka 25 vite kontribute të derdhura nuk merr pension, në Shqipëri për 15 vite! Ndërsa tashmë do të bashkohen kontributet në të dyja vendet. Përllogaritja do të bëhet në bazë të kontributeve që ka derdhur në secilin vend”, tha Ballo.
K.T./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
21 Dhjetor, 15:03
Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?
-
Të drejtë
81.4%
-
Të gabuar
13.5%
-
Nuk e di
5.1%
Vota total: 5075
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Rreziku nga ‘ujku i vetmuar’! Italia përforcon masat e sigurisë pas sulmit në Magdeburg
21 Dhjetor, 21:48
-
Itali/ Do trafikonin 2 kg kokainë, arrestohen shqiptari dhe italiani! U sekuestrohen edhe hashash e valutë
21 Dhjetor, 21:42
-
Itali/ Trafik kokaine nëpërmjet ‘WatsApp’, kapet në ndjekje 23-vjeçari shqiptar! I sekuestrohen armë dhe euro cash
21 Dhjetor, 19:39
-
Itali/ I dënuar me 25 vite burg për përdhunim, rrëmbim dhe grabitje, Anglia ekstradon shqiptarin! U arrestua më 2023 në Mançester për drogë (EMRI)
21 Dhjetor, 18:59
-
Anija me emigrantë, Matteo Salvini 'i shpëton burgut'! Bien akuzat ndaj tij
21 Dhjetor, 17:59
-
Itali/ Po trafikonin 60 kg kokainë të fshehura në makinë, arrestohen 3 shqiptarët
20 Dhjetor, 16:02
-
Itali/ Hiqej si rumun, shqiptari i arratisur kapet duke udhëtuar me tren, i kishin mbetur për të vuajtur 18 muaj burg për drogë! Nervozizmi e tradhtoi
20 Dhjetor, 15:51
-
Itali/ Çmontohet banda e ‘skifterëve’ shqiptarë, 50 plaçkitje në seri, drejtuesi në pranga! Mbi gjysmë milioni euro mall, i vidhnin shtëpitë për 15 minuta (EMRAT)
20 Dhjetor, 11:16
-
GOLAT/ Kristjan Asllani shënon direkt nga goditja e këndit, Interi 'likuidon' Udinesen dhe shkon në çerekfinalet e Kupës
20 Dhjetor, 08:32
-
Presidenti italian: Rreziku i ndërhyrjeve të jashtme në Ballkan është tepër i lartë
20 Dhjetor, 07:36
-
Mblidhet Këshilli i Ministrave, miraton ndryshimet në buxhet! Miratohet fondi për voton e diasporës e bonusi i pranverës për pensionistët
19 Dhjetor, 21:42
-
Miratohet pr.ligji/ Njihet çdo ditë pune para ‘93 edhe nëse s’është e dokumentuar! Përfitojnë rreth 29 mijë persona që punuan në kooperativë e ish-ndërmarrjet shtetërore
19 Dhjetor, 08:51
Pa dale! Mos është gjë vajza e Artur Zhejit kjo?
PërgjigjuEshte nje bllof elektoral, zonja ne fjale eshte e dashura e nje sekretari qe punon ne sekreterine e Pd-se qendrore ne rome e po ben cmos te dali kandidate per deputete ne itali. Nuk ka gjasa qe kjo pakete te kaloj vecas sikur edhe Mattarella Presidenti i italise ta firmosi pa kaluar ne parlamentin italian qe mblidhet pas zgjedhjeve te 25 shtatorit.
PërgjigjuNqse Kane vend kondite qe te kalonte para 25 shtatorit ajo nuk ka per te kalu. Sepse parlamenti italian ka shku n shtepi.
Përgjigju