Marrëveshja/ Ekstradohen nga Britania e Madhe 23 shqiptarë, mes tyre të dënuar për pedofili, rrëmbim dhe trafik droge

Marrëveshja/ Ekstradohen nga Britania e Madhe 23 shqiptarë, mes tyre të dënuar për pedofili, rrëmbim dhe trafik droge

Foto ilustruese

23 shqiptarë nga Britania e Madhe janë ekstraduar drejt vendit tonë, në kuadër të marrëveshjes që është nënshkruar mes dy vendeve për ekstradim. Ata kanë mbërritur në vendin tonë një ditë më parë me avion.

23 shqiptarët e ekstraduar ishin të dënuar për vepra të ndryshme penale, pedofili, rrëmbim, ndërsa shumica prej tyre për trafik droge. Pjesë e tyre ishin gjithashtu anëtarë të bandave të krimit të organizuar dhe një person pa të drejtë qëndrimi në Britani.

Sipas mediave britanike, të gjithë sëbashku po vuanin më shumë se 72 vjet burg.

Mes të ekstraduarve janë:

-Një person i dënuar me 18 vite burg për furnizim me drogë ​​(kokainë) me vlerë më shumë se 2 milionë paund.

- Një person i cili ishte pjesë e një grupi të krimit të organizuar dhe i dënuar për trafik droge ​​(kokainë), i dënuar me më shumë se dhjetë vjet burg.

- Një person i dënuar me tre vjet burg për pedofili.

- Një person i dënuar me katër vjet burgim për rrëmbim dhe lëndim trupor, i cili ishte gjithashtu pjesë e një grupi të krimit të organizuar.

Sekretarja e Brendshme britanike Priti Patel tha se këta persona kanë shkelur ligjin dhe qeevria do të bjë gjithçka për të larguar shtetasit e huaj që kanë krye krime kundër qytetarëve britanikë.

“Këta individë janë përgjegjës për disa nga krimet më të tmerrshme, duke përfshirë përdhunimin, krimin e dhunshëm dhe shkeljet e rënda të drogës. Ata kanë shkelur ligjet dhe vlerat tona dhe kanë lënë viktimat e tyre të jetojnë me plagët e krimeve që kanë kryer. Kjo Qeveri do të përdorë çdo mjet të disponueshëm për të larguar shtetasit e huaj që kanë kryer krime kundër qytetarëve tanë dhe së fundmi ne kemi paraqitur Aktin e Kufijve për të ndihmuar në përfundimin e ciklit të kërkesave dhe apelimeve të minutës së fundit që mund të vonojnë largimet.”

Muajin e kaluar, 190 shkelës, shtetas të huaj u larguan nga Mbretëria e Bashkuar me fluturime charter dhe të planifikuar. Marrëveshja për ekstradimin mes Shqipërisë dhe Britanisë së Madhe është miratuar në Kuvend më 16 dhjetor 2021. Pro marrëveshjes miratoi edhe opozita, ndërsa parashikon transferimin në vendin tonë të shqiptarëve të burgosur në Britani që ta kryejnë dënimin këtu, si edhe ripranimin e emigrantëve të paligjshëm.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Wall Street Journal: Pse Shqipëria duhet të jetë destinacioni i radhës për udhëtarët e zgjuar

Wall Street Journal: Pse Shqipëria duhet të jetë destinacioni i radhës për udhëtarët e zgjuar