Marrëveshja me Greqinë, fëmijët shqiptarë do të operohen falas në Athinë

Marrëveshja me Greqinë, fëmijët shqiptarë do të operohen falas në Athinë

Ogerta Manastirliu gjate vizites ne Greqi

Shqipëria dhe Greqia kanë arritur një marrëveshje në fushën e shëndetësisë. Këtë e ka lajmëruar ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu, e cila ndodhet në Athinë, pas firmës së memorandumit të bashkëpunimit me homologun grek Ksanthos. Marrëveshja ka në qendër fëmijë shqiptarë, të cilët vuajnë nga sëmundje për të cilat kanë nevojë për trajtim jashtë shtetit.

Spitali i fëmijëve Agia Sofia në Athinë do të pranojë 6 fëmijë shqiptarë në vit, të diagnostikuar me tumore malinjë, që kanë nevojë për transplant të palcës ose raste të komplikuara. Trajtimi i specializuar për këto raste do të jetë tërësisht falas.

Marrëveshja Shqipëri-Greqi në fushën e shëndetësisë 6 fëmijë shqiptarë në vit, të diagnostikuar me tumore malinjë, që kanë nevojë për transplant të palcës ose raste të komplikuara, do të marrin trajtim të specializuar falas në spitalin Aghia Sofia

Ministrja Manastirliu

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë