Marrëveshja me Italinë, avancojnë punimet në kampin në Gjadër! Në gusht priten emigrantët e parë! Kryeplaku: Janë punësuar shumë banorë të zonës

Prej muajit mars po punohet me intensitet për ndërtimin e kampit të emigrantëve në Gjadër të Lezhës. Report Tv sjell pamjet me dron, ndërsa strukturat akomoduese janë ngritur dhe tashmë po punohet për vendosjen e logjistikës dhe sistemimin e ambjenteve të jashtme. Brenda muajit gusht kampi i refugjateve në Gjader pritet të jetë gati.

Ky investim i shtetit Italian po rigjallëron dhe i jep zhvillim këtij fshati. Kështu shprehet kryeplaku i Gjadrit Aleksandër Preka, sipas të cilit shumë banor të zonës janë punësuar aty si dhe ka patur rritje të xhiros në bizneset e zonës.

“Ka ndërruar fshati me 50%. Po kërkohen punëtorë dhe po i paguajnë shumë mirë. Janë tepër të kënaqur, as nuk i stërmundojnë. Tregtia ka pësuar rritje 16%, po shiten produkte të nevojshme.”

Me ngritjen e kampit të refugjateve, Gjadri do të ketë vëmendje dhe sa i përket investimeve kryesisht në infrastrukture dhe rrjetin elektrike thotë kryeplaku Aleksandër Preka.

Sipas marrëveshjes me Italinë të nënshkruar mes dy qeverive më 6 nëntor të vitit të shkuar, porti i zbarkimit të refugjateve nga vendet e treta do të jetë Shëngjini, ku është ngritur qendra pritëse, ndërsa në Gjadër po ndërtohet kampi ku do të qëndrojnë deri në shqyrtimin e kërkesave për azil. Kapaciteti maksimal i numrit që do të presë qendra në Shqipëri nuk mund të jetë më shumë se 3 mijë emigrantë në muaj dhe në përfundim të procedurave të vlerësimit autoritetet italiane do të largojnë me shpenzimet e tyre refugjatet nga territori shqiptar.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Mirditor: 06/07/2024 09:49

    Ja futi kollaren Meloni Rames. Qa jemi ne kosh plehrash.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Arrestohet Beqaj, po i përmbush SPAK pritshmëritë në luftën e korrupsionit?



×

Lajmi i fundit

Dorëheqja e Sunak, kush mund të jetë lideri i ardhshëm i konservatorëve! Ja kandidatët e mundshëm

Dorëheqja e Sunak, kush mund të jetë lideri i ardhshëm i konservatorëve! Ja kandidatët e mundshëm