TIRANE - Partia për Drejtësi Integrim dhe Unitet rezulton forcë e katërt politike në zgjedhjet lokale të 21 qershorit. Kryetari i kësaj partie Shpëtim Idrizi e konsideroi këtë rezultat një fitore, përmes të cilës u siguruan 60 këshilltarë në të gjithë vendin, ndërsa u fituan tre bashkitë që PDIU kishte kandidatë si pjesë e koalicionit të Aleancës për Shqipërinë Evropiane.
Zoti Idrizi tha se u futën në këtë garë në kushte të pabarabarta, ndërsa duhen zgjidhur problemet që u shfaqën për shkak të kodit zgjedhor. Kryetari i PDIU duke folur për përjashtimin nga grupet e numërimit tha se vendimi i kolegjit qartëson pozicion e PDIU, ku duhet të hidhej shorti për grupin e tretë të numërimit të votave, që i përket koalicionit të maxhorancës.
/Shqiptarja.com

VIDEO