Marrëveshja me Serbinë, deputeti i LVV-së: Fokusi jonë dialogu politik, jo çështjet teknike! Analisti Gjeta: Kurti të koordinohet me faktorin ndërkombëtar

Qëllimi i Kosovës është që të arrihet një marrëveshje ndërkombëtare me Serbinë duke u bazuar në planin franko-gjerman dhe jo të fokusohet tek çështjet teknike! Kështu tha deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Adnan Rrustemi në një intervistë për gazetarin Arbër Hitaj, në emisionin ‘Studio Live’ në Repor Tv, teksa foli për arritjen e marrëveshjes mes Kosovës dhe Serbisë për çështjen e targave. Sipas Rrustemit, Serbisë i shërben që dialogu të shkojë në drejtim të çështjeve teknike, në mënyrë që të shmangi dialogun e mirëfilltë politik të bazuar në propozimin franko-gjerman.

‘Kjo është një dakordim mes palëve me rolin e BE respektivi9sht të Borrell që Kosova të ndërpresë shqiptimin e gjobave të targave ilegale, ndërkohë që Serbia ndërpret lëshimin e targave ilegale, dhe prodhimin e tyre dhe shpërndarjen për makinat e serbëve dhe të Kosovë. Palët pajtohen të kenë fokus të plotë në arritjen e marrëveshjes ndërkombëtare, duke u bazuar në propozimin franko gjerman respektivisht të BE-së. Është me rëndësi që të përmbushet qëllimi që kishte pala e Kosovës që fokusi të ishte dialogu politik dhe Serbisë që ti hiqen të gjitha pretekstet për ta shmangur këtë proces. Serbia kishte për qëllim shmangien e dialogut të mirëfillte politik të bazuar në propozimin franko gjerman për marrëveshjen finale duke prodhuar emergjenca të tilla që merr edhe fokusin edhe energjinë për të menaxhuar kriza. Reagimi ishte pas qëndrimit të Borell, i cili kishte braktisur propozimin franko gjerman. e kishte përfshirë dialogun. Për ne ka qenë me rendësi që dialogu me Serbinë mos të shkojë në drejtim të çështjeve teknike që natyrisht i shërbente Serbisë. Serbia donte ta shmangte dialogun politik për marrëveshjen finale por për ne ishte një domosdoshmëri që ne të ulemi për dialogun përfundimtar.’- u shpreh Rrustemi.

Nga ana tjetër analisti Altin Gjeta, duke u ndalur tek reagimi i Albin Kurtit ndaj ndërkombëtarëve, u shpreh si ai duhet të konsiderojë me kujdes të gjitha hapat në raport me Serbinë duke u koordinuar me faktorin ndërkombëtare sepse janë SHBA dhe shtete kryesore të BE-së sponsorizuarit kryesor të shtetit të së Kosovës.

‘Kurti duke marrë parasysh faktin se ka ardhur në pushtet me një numër të lartë votash dhe ka një mazhorancë të konsoliduar, është edhe më komod në reagimet karshi faktorit ndërkombëtar. Unë mendoj duhet të konsiderohen më kujdes të gjitha hapat në raport me Serbinë duke u koordinuar me faktorin ndërkombëtare sepse janë SHBA dhe shtete kryesore të BE-së sponsorizuarit kryesor të shtetit të së Kosovës. Një koordinim i afërt me ndërkombëtarët mendoj se është i nevojshëm për të arritur një marrëveshje finale me Serbinë e cila bën të mundur forcimin e shtetësisë së Kosovës në arenën ndërkombëtare në OKB dhe inkorporomini e saj në strukturën ndërkombëtare.'- tha Gjeta.

Sa i takon deklaratës së kryenegociatorit të BE-së në dialogun Kosovë-Serbi, Joseph Borell, Gjeta u shpreh se ishte një deklaratë e pavend dhe aspak diplomatike.

'Deklarata e Borell ishte e pavend, vendoste theksin tek mungesa e konsensusit nga ana e Kosovës. Ishte një deklaratë e paprecedente dhe jo diplomatike nga ana e Borrel, duke pasur parasysh se ai është përgjegjës për disa dështime në procesin e dialog ut, jo vetëm ai por BE, të cilët nuk kanë vendosur disa limite dhe objektiva të qartë se ku do të arrihet. Ishte e papërgjegjshme dhe në mënyrë të padrejtë targetonte Kosovë. BE po synon të akomodoje Serbinë në aleancën perëndimor. Perëndimi ka vendosur se nëpërmjet joshjes ta tërheqë Serbinë në Aleancën Perëndimore, por në fakt deri tani ka rezultuar një strategji e gabuar pasi Serbia nuk lëviz asnjë centimetër nga qëndrimi i saj pro rus.’- i shpreh analisti Gjeta.

Kosova dhe Serbia arritën një marrëveshje lidhur me çështjen e targave të makinave që përdoren nga qytetarët serbë në veriun e Kosovës, që kishte shtuar shqetësimet për nxitje tensionesh të reja në zonë. Bashkimi Evropian tha se pas kësaj marrëveshjeje është koha për t'u përqendruar plotësisht në propozimin evropian për normalizimin e marrëdhënieve mes tyre, një nismë e cila u bë e njohur si propozimi franko-gjerman, i mbështetur nga Shtetet e Bashkuara.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Dita e mësueses së baletit në ‘Një nga ne’, Romina Kaso: Më frymëzojnë sytë e fëmijëve, do kërcej sa të kem fuqi

Dita e mësueses së baletit në ‘Një nga ne’, Romina Kaso: Më frymëzojnë sytë e fëmijëve, do kërcej sa të kem fuqi