Shqipëria e ndalon, Venezuela e gjobit me 10 mld USD TikTok-un

Shqipëria e ndalon, Venezuela e gjobit me 10 mld USD TikTok-un

TikTok

Gjykata e Lartë e Venezuela ka urdhëruar TikTok të paguajë një gjobë prej 10 milionë dollarësh brenda tetë ditëve, për shkak të “neglizhencës” së platformës në parandalimin e përhapjes së sfidave virale që kanë rezultuar me pasoja fatale.

Sipas gjykatës, TikTok nuk ka marrë masat e duhura për të ndaluar publikimet e rrezikshme, të cilat kanë shkaktuar vdekje dhe dëme të tjera.

Me këtë shumë parash, autoritetet e Caracas do të krijojnë një "fond për viktimat e TikTok", që ka për qëllim kompensimin e dëmit psikologjik, emocional dhe fizik të shkaktuar, veçanërisht tek fëmijët dhe adoleshentët.

Ky vendim vjen pas një hetimi që filloi më 21 nëntor, pas vdekjes së tre adoleshentëve dhe helmimit të 200 të tjerëve nga këto sfida.

Pak ditë më parë dhe qeveria e Shqipërisë vendosi të ndalojë me 1 vit TikTok, me kryeministrin Rama që konfirmoi në konferencën e fundit për gazetarët se procesi për mbylljen e “rrugaçit të lagjes” do të zgjasë 6-8 javë. 

 

S.B/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord me vendimin e gjykatës për detyrim paraqitje të Berishës?



×

Lajmi i fundit

Francë/ Mbledhja e parë të Këshillit të Ministrave të qeverisë Bayrou, Marcon bëri thirrje për guxim dhe stabilitet

Francë/ Mbledhja e parë të Këshillit të Ministrave të qeverisë Bayrou, Marcon bëri thirrje për guxim dhe stabilitet