Marrëveshja me Shqipërinë për emigrantët, KE i kërkon Italisë detaje! UNHCR: S'jemi të përfshirë! Meloni: Mund të bëhet model bashkëpunimi mes vendeve anëtare e jo anëtare të BE

Komisioni Europian ka reaguar lidhur me marrëveshjen e firmosur dje mes Shqipërisë dhe Italisë për ngritjen e 2 qendrave në Shqipëri ku do të strehohen emigrantët e ardhur nga Afrika me qëllim që t’u shqyrtohen kërkesat për azil.

Sipas mediave italiane, një zëdhënëse e Komisionit Europian ka deklaruar se BE është në kontakt me autoritetet italiane për të marrë detaje mbi marrëveshjen.

“Jemi në kontakt me autoritetet italiane, kemi kërkuar të marrim detaje për marrëveshjen e migracionit me Shqipërinë. Para se të komentojmë më tej, duhet të kuptojmë se çfarë saktësisht synojmë të bëjmë. Ne jemi njoftuar për marrëveshjen Itali-Shqipëri përpara shpalljes” – u shpreh një zëdhënëse e KE.

Edhe UNHCR, Agjencia e Kombeve të Bashkuara për Refugjatët thotë se nuk është palë dhe as e informuar për këtë marrëveshje.

Ndërsa kryeministrja e Italisë Giorgia Meloni tha se marrëveshja që u firmos ditën e djeshme me Shqipërinë mund të bëhet një model bashkëpunimi mes vendeve anëtare dhe jo anëtare të BE për menaxhimin e flukseve migratore.

“Marrëveshja me Shqipërinë për emigrantët e shpallur dje mund të bëhet "një model bashkëpunimi midis vendeve të BE-së dhe vendeve jo-BE për menaxhimin e flukseve migratore", tha sot kryeministrja Giorgia Melon në një intervistë për Il Messaggero . Është një marrëveshje e cila forcon partneritetin strategjik midis Italisë dhe Shqipërisë dhe në thelb ka tre objektiva: të luftojë trafikimin e qenieve njerëzore, të parandalojë flukset e parregullta migratore dhe të mirëpresë në Evropë vetëm ata që kanë vërtet të drejtën e mbrojtjes ndërkombëtare", shton Meloni.

Në bazë të marrëveshjes të firmosur ditën e djeshme (6 nëntor) , Italia do të financojë dy qendra për të menaxhuar emigrantët pa leje qendrimi. Këto struktura fillimisht do të presin jo më shumë se 3 mijë persona që do të qëndrojnë aty kohën e nevojshme për të shqyrtuar kërkesat për azil. Do të qarkullojnë në vit deri në 36 mijë persona, natyrisht jo njëkohësisht, pasi kapaciteti maksimal i dy qendrave do të mbetet deri në 3000 persona.  

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 22:04
Marrëveshja Shqipëri-Itali për emigrantët, reagon agjencia e OKB për refugjatët: Nuk jemi të përfshirë e as të informuar

Agjencia e Kombeve të Bashkuara për Refugjatët (UNHCR), ka reaguar në lidhje me marrëveshjen Shqipëri-Itali, të nënshkruar një ditë më parë nga kreu i qeverisë Edi Rama dhe homologia e tij italiane Georgia Meloni për emigrantët thotë se nuk është palë dhe as e informuar për këtë marrëveshje.

Reagimi i plotë

"UNHCR, Agjencia e Kombeve të Bashkuara për Refugjatët, nuk është palë apo e përfshirë në marrëveshjen Itali-Shqipëri, e cila u njoftua të hënën. UNHCR-ja nuk ishte informuar apo konsultuar për përmbajtjen e marrëveshjes apo detajet e saj. Aktualisht po kërkojmë informacione të mëtejshme nga autoritetet përkatëse.

Qëndrimi i kahershëm i UNHCR-s ëLidhja është e jashtme është se kthimet ose transferimet në vende të treta të sigurta mund të konsiderohen të përshtatshme vetëm nëse përmbushen disa standarde – në veçanti, që ato vende të respektojnë plotësisht të drejtat që rrjedhin nga Konventa e Refugjatëve dhe detyrimet e të drejtave të njeriut, dhe nëse marrëveshja ndihmon në ndarjen e përgjegjësisë për refugjatët në mënyrë të barabartë midis kombeve, në vend që ta zhvendosin atë.

Sipas ligjit ndërkombëtar për refugjatët, përgjegjësia kryesore për vlerësimin e kërkesave për azil dhe dhënien e mbrojtjes ndërkombëtare i takon shtetit në të cilin një azilkërkues arrin, qoftë në kufijtë tokësorë apo në det, dhe e kërkon atë mbrojtje. Ky detyrim mbetet i pandryshuar nga transferimi i azilkërkuesve apo përpunimi jashtëterritorial. Ndërsa marrëveshjet e transferimit ligjor për bashkëpunimin për azilin mund të bëhen ndërmjet shteteve, masa të tilla duhet të sigurojnë dhe përmirësojnë mbrojtjen e refugjatëve.

UNHCR vazhdimisht ka bërë thirrje për veprim për të trajtuar situatën në Mesdhe dhe për të garantuar solidaritet, veçanërisht me shtetet më të prekura. UNHCR njeh sfidat e paraqitura nga rritja e lëvizjeve të përziera dhe është e gatshme të punojë me shtetet për masa të ligjshme për t’iu përgjigjur në mënyrë më efektive ardhjeve, bazuar në ndarjen e përgjegjësive dhe në përputhje me standardet ndërkombëtare, në frymën e bashkëpunimit ndërkombëtar, me masa mbrojtëse dhe garanci adekuate. për të garantuar respektimin e të drejtave.

UNHCR po kërkon të diskutojë më tej detajet me qeverinë italiane dhe atë shqiptare për të kuptuar më mirë implikimet për refugjatët dhe njerëzit e tjerë që kanë nevojë për mbrojtje ndërkombëtare".

B.V/B.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Reciprocità: 07/11/2023 14:37

    Duhet RECIPROCITET...,PRA Pari Merito.., në mënyrë të Barabartë..,edhe Shtetasit Shqiptarë në Itali të kenë Prioritet e të trajtohen de facto nga Italia jo si ExtraUE..por si Komunitare"..me të drejta të barayme Ato Rumune Bullgare etj

    Përgjigju
    • I am: 07/11/2023 14:58

      Kush do ta bejne kete fashistet Italiane? Po pse u cmenden ata tu japin te drejtat shqiptareve si rumuneve apo bullgareve? Ata nuk i shohin njerezit si te barabarte por thjesht si skllever apo shembetore si puna e shalegjati te cilet i bejne qejfit me pushtje e perqafime.

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Sot në 13:30 Man. City - Everton, Armando Broja e nis nga stoli

Sot në 13:30 Man. City - Everton, Armando Broja e nis nga stoli