Marrëveshja për administrimin e Butrintit, Meta: Është e përgjegjësi e shtetit, nuk mund të heqë dorë dhe t’ia kalojë OJF-ve

Një ditë pasi ktheu për rishqyrtim ligjin për marrëveshjen për Administrimin e Parkut Kombëtar të Butrintit, në një dalje publike për mediat presidenti Ilir Meta i kërkoi Kuvendit  ngritjen e një komisioni të posaçshëm për këtë çështje. Presidenti Meta tha se Butrinti nuk mund t’i kalojë një organizmi shoqëror si OJF, pasi nuk lejohet në kuadër të Konventës së Trashëgimisë Botërore të Parisit .

'Sipas Konventës së Trashëgimisë Botërore të Parisit përgjegjësia e ruajtjes dhe administrimit të pasurive që përbëjnë trashëgimi kulturore universale nuk mund të kalojnë në një organizëm shoqëror si OJF por ajo ngelet përgjegjësi e shtetit që ka nënshkruar konventën. Në asnjë rast nuk parashikohet që këto institucione të kenë të drejtë administrimi të një pasurie me vlerë të tillë si Parku Kombëtar i Butrintit.’- tha Meta.

Kreu i shtetit tha se është e papranueshme që shteti të heqë dorë nga çdo përgjegjësi për sa kohë nuk garanton dot rolin diktues apo kontrollues.

‘Është e papranueshme që për një pasuri të tillë si Butrinti me vlera aq të larta me rëndësi për historikun, origjinën apo trashëgiminë kulturore ndër breza shteti të heqë dorë nga çdo përgjegjësi dhe shteti autorizon një fondacion të dedikuar ku vetë shteti është futur në strukturat drejtuese të tij, por në një formë që nuk garanton dot rolin diktues apo kontrollues sipas përgjegjësisë kushtetuese dhe publike që i takon. Praktika e ndjekur nga ekzekutivi dhe Kuvendi i Shqipërisë, rezulton se nuk ka realizuar dhe nuk ka siguruar mendimin e ekspertizës së pavarur vendase që ka njohuri të thelluara mbi Parkun Kombëtar të Butrintit, nënzonave dhe siteve arkeologjike të tij; Procedura e ndjekur nuk ka garantuar një proces të gjerë e të thelluar të konsultimit me publikun, duke sjellë kështu një produkt jo cilësor dhe një debat publik mbi këtë çështje; Shmang auditimin përmes institucioneve të pavarura kushtetuese të veprimtarisë ekonomike-financiare lidhur me të ardhurat që do të krijohen dhe mënyrën e përdorimit të tyre; Për shkak të mungesës së konsultimit gjithëpërfshirës, ky ligj është produkt i një procesi që ka shkelur Rezolutën e datës 19 maj 2022, të miratuar nga Parlamentit Evropian.’- tha Meta.

Mes debateve të shumta mes opozitës dhe maxhorancës, kuvendi miratoi me 75 vota pro, 18 kundër dhe 1 abstenim marrëveshjen për menaxhimin e Parkut Kombëtar të Butrintin nga fondacioni shqiptaro-amerikan AADF, në të cilën bën pjesë edhe shteti.

Marrëveshja synon zhvillimin e Parkut të Butrintit, dhe kthimin e tij në një pikë të rëndësishme turistike. Do të shtohen shërbimet për vizitorët, mes të cilave është ngritja e një qendër pritjeje për vizitorët. Po në janar të këtij viti qeveria shqiptare mori një tjetër vendim duke reduktuar sipërfaqen e zonës së mbrojtur të Parkut Kombëtar të Butrintit nga 9.424,2 hektar në 8.622,2 hektar. Pra, një sipërfaqe prej rreth 800 hektar nga Manastiri, Gjiri i Hartës dhe deri në kufirin jugor tek Gjiri i Pemës së Thatë, nuk përfshihet më në statusin e zonës së mbrojtur, duke i hapur rrugën investimeve turistike, por që ka shkatuar shumë debate në Kuvend. 

Fondacioni për menaxhimin e Butrintit krijohet në partneritet me Fondacionin jo shtetëror Shqiptaro-Amerikan për Zhvillim (AADF) dhe do të përbëhet nga 5 anëtarë, 2 prej të cilëve nga Ministria e Kulturës, 2 të tjerë nga partneri strategjik AADF, ndërsa një i pestë është arkeologu i huaj britanik Riçard Hoxhes. Kontributi fillestar financiar i partnerit strategjik është 5 milionë dollarë, ndërsa ai i Ministrisë së Kulturës, 2 milionë dollarë.

M.Q./Sh.Sh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?