Marrëveshja për emigrantët, Rama për RaiNews 24: Nuk e bëmë për të hyrë në BE, kjo është qesharake! Ne jemi gati kur Italia na kërkon ndihmë

ROME - Kryeministri Edi Rama në një intervistë për Rai Neës 24 mohon që firmosja e marrëveshjes për ndërtimin në Shqipëri të dy qendrave për strehimin e migrantëve të shpëtuar në det nga anijet italiane është bërë në këmbim të hapjes së dritës jeshile për në BE.

“NNuk e kemi bërë këtë se Italia do na hapë negociatat është qesharake se ne i kemi hapur negociatat dhe hyrja në BE nuk ndodh kështu. Nuk është se italia thotë merreni 3 mijë emigrantë dhe ne ju fusim në BE. Në çfarë bote jetojmë, duhet të jemi më seriozë kur diskutohen këto çështje. Kjo çështje është shumë e komplikuar për mua, nuk gjej ndonjë përgjigje për fluksin e emigrantëve që vijnë nga deti në itali e duan të futen në BE, askush se ka gjetur zgjidhjen, ska asnjë tryezë si ta zgjidhim këtë. Ne nuk hyjmë në këtë se s’jemi në këshillin europian.

Por më duhet të them se ka vende europiane që janë të mbyllur për emigrantët që vijnë nga vende ku njerëzit kanë një fe tjetër etj..këta vende kanë qenë të paparë për të marrë ukrainas të ikur nga agresoni rus, se janë të bardhë dhe janë kristianë. Ka dhe vende europiane me politikë pa diskrimin për të gjithë pavarësisht ngjyrës e fesë, në Stokholm po kalojnë momente destabiliteti e kriminaliteti.

Duhet të gjendjet një vijë e mesme për ti trajtuar të gjithë si njerëz të barabartë, por nga ana tjetër duhet gjetur rruga europiane. Si bëhet për të rregulluar fluksin dhe për të respektuar të drejtat e çdo njeriu për të pasur një të ardhme, por për të mos lejuar që nga kjo bujari të përfitojnë terroristët kriminelët etj///. Nuk është se Italia thotë merreni 3 mijë emigrantë dhe ne ju fusim në BE. Në çfarë bote jetojmë, duhet të jemi më seriozë kur diskutohen këto çështje.

Duke iu referuar problematikave rreth cështjes së emigrantëve, Rama thotë nuk ka një përgjigje për fluksin e emigrantëve që vijnë nga deti në Itali e duan të futen në BE pasi  askush se ka gjetur zgjidhjen, dhe  ska asnjë tryezë si ta zgjidhim këtë.

"Por më duhet të them se ka vende europiane që janë të mbyllur për emigrantët që vijnë nga vende ku njerëzit kanë një fe tjetër etj..këta vende kanë qenë të paparë për të marrë ukrainas të ikur nga agresoni rus, se janë të bardhë dhe janë kristianë. Ka dhe vende europiane me politikë pa diskrimin për të gjithë pavarësisht ngjyrës e fesë, në Stokholm po kalojnë momente destabiliteti e kriminaliteti"

Për Ramën, duhet të gjendjet një vijë e mesme për ti trajtuar të gjithë si njerëz të barabartë, por nga ana tjetër duhet gjetur rruga europiane.

Jemi shumë të vegjël për ti thënë të mëdhejve se çfarë duhet të bëjnë, por ne jemi gati kur Italia na kërkon ndihmë. Italia është një vend i madh, leksione italisë nuk mund tja lejojmë të bëjmë'', tha Rama.

Marrëveshja për emigrantët 
Më 6 nëntor 2023 kryeministri Edi Rama dhe kryeministrja italiane Giorgia Meloni nënshkruan në Romë marrëveshjen për ndërtimin në Shqipëri të dy qendrave për strehimin e migrantëve të shpëtuar në det nga anijet italiane. Sipas marrëveshjes për emigrantët porti i zbarkimit do të jetë Shëngjini, ndërsa Gjadri do të jetë kampi ku do të ndërtohet vendqëndrimi i tyre. Kapaciteti maksimal i numrit që do të presë qendra në Shqipëri nuk mund të jetë më shumë se 3 mijë emigrantë, edhe pse do ketë lëvizje të vazhdueshme të tyre, ardhje dhe largime të reja.

Emigrantët do të qëndrojnë në pritje të përgjigjes për azil nga autoritetet italiane në strukturën që do ndërtohet po nga italianët, ashtu sikurse do ndërtohet nga italianët edhe struktura për akomodimin e personelit shqiptar ndihmës. Shpenzimet do të përballohen nga Italia dhe sipas përllogaritjeve shteti fqinj do t’i paguajë vendit tonë fondin e parë në shumën 16.5 milionë eurove brenda një 3-mujori. Kohëzgjatja e marrëveshjes do jetë 5 vjet, por mund të shtyhet automatikisht edhe me 5 vite të tjera nëse ndonjëra nga palët nuk komunikon të paktën gjashtë muaj përpara afatit të përfundimit qëllimin e saj për të mos e rinovuar këtë protokoll. Marrëveshja pritet të kalojë dhe në kuvend.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 10:48
Rama për 'Libero Quotidiano': Për Shqipërinë është nder që të jetë e dobishme për Italinë

Edi Rama është një përzierje mes Franklin D. Roosevelt dhe Robin Hoodit, ndërkohë që intuita e tij e strategjisë politike dhe e miqësisë e shtyu të nënshkruante një marrëveshje historike mes Shqipërisë, kryeministër i së cilës ai është dhe mikeshës së saj, Giorgia Meloni, shkruan gazeta italiane ”Libero Quotidiano”.

Në një zonë pranë Tiranës krijohen dy qendra emigrantësh, për të thithur oksigjen dhe shpresë në Kontinentin e Vjetër të asfiksuar nga flukset e egra migratore.

Zoti Rama, së bashku me kryeministren italiane ju njoftuat hapjen e dy qendrave në Shqipëri për 3 000 emigrantë të parregullt. Si lindi ky memorandum mirëkuptimi dhe çfarë avantazhesh do të sjellë për Italinë, Evropën, por edhe për Shqipërinë?

”Ne nuk e bëjmë këtë për të fituar avantazhe, por për t’i dhënë një dorë të vogël në rrugën tonë një vendi që na dha një dorë të madhe kur ishim mes jetës dhe vdekjes dhe që është bërë atdheu ynë i dytë në Evropë. Italia është vendi ku jetojnë qindra mijëra shqiptarë, punojnë dhe bëjnë fëmijë dhe ku qindra mijëra të tjerë shkojnë çdo vit për të bërë biznes, për të studiuar ose thjesht për të thithur ajrin e shtëpisë në Evropë. Dhe duhet të jetë gjithmonë një nder për Shqipërinë që të jetë e dobishme për Italinë. Edhe nëse nuk mund ta zgjidhim problemin e madh të emigracionit të parregullt për Italinë dhe Evropën. Por, e përsëris, dhënia e dorës është detyra jonë e natyrshme”.

Ju ishit kreu i parë i qeverisë që mirëpriti refugjatët afganë. Shqipëria ka një vokacion të padyshimtë mikpritës. A është kjo arsyeja pse mund të paraqitet si një komb mbështetës dhe ndihmës për politikat e migracionit në BE?

”Jo, të them të drejtën kemi pasur kërkesa të këtij lloji edhe nga vende të tjera, por nuk kemi qenë dhe nuk mund të jemi të gatshëm të prezantohemi si ”komb mbështetës”, për më shumë se një arsye”.

Por, tani, më falni, po e bëni.

”Por, kur një kërkesë e tillë vjen nga Italia, ne nuk mund të tërhiqemi, për më shumë se një arsye. Me afganët ishte diçka ndryshe; dhe nëse vendet e tjera të NATO-s, më të mëdha dhe më të pasura se ne, refuzonin t’u hapnin dyert, pasi i lanë në mëshirë të talebanëve sa hap e mbyll sytë, Shqipëria nuk mund të bënte të njëjtën gjë”.

Dhe pse nuk u kthyet nga ana tjetër?

”Sepse atëherë ata ishin njerëz të ekspozuar ndaj rrezikut të lartë të vdekshmërisë dhe sepse kishin besuar në botën e re që ne perëndimorët u premtuam atyre. Ata punuan për NATO-n si përkthyes, shoferë, teknikë dhe më shumë. Ata krijuan parti dhe OJQ për të promovuar të drejtat e njeriut dhe vlerat e lirisë; themeluan media të pavarura dhe ikën pa menduar më për to. Nuk ishte e drejtë për veten tonë, për historinë tonë dhe për fëmijët tanë. Nëse fëmijët tanë sot kanë një të ardhme, ia detyrojnë faktit që kur ishim ne “afganët” që donim të iknim nga ferri, Italia para së gjithash nuk na e mbyllte derën e së ardhmes në fytyrë. Sot, falë Shqipërisë, ata më shumë se 4 000 afganë që shpëtuam nga vdekja kanë një të ardhme në Amerikë dhe Kanada, ku arritën të sigurt pas njëfarë kohe të kaluar në paqe në shtëpinë tonë”.

Protokolli i sapo nënshkruar ka tre objektiva: të luftojë trafikimin e paligjshëm; të parandalojë flukset e parregullta dhe mirëpresë ata që kanë të drejtë për mbrojtje ndërkombëtare.

“E saktë”.

A mund të shërbejë si shembull për të menduar për zgjidhjen më të mirë të mundshme lidhur me migrimin në Evropë? Si mund të kapërcehet Traktati i Dublinit?

”Një pyetje mjaft e ndërlikuar. Mendoj se nuk më takon mua apo Shqipërisë t’u përgjigjemi këtyre pyetjeve të vështira. Ajo që mund të them është se problemi është qartësisht i madh, veçanërisht nëse mbetemi robër të pikëpamjeve të kohëve të tjera: sa më shumë të mendojmë për të kaluarën, aq më shumë rrezikojmë të arrijmë në pikën ku do të jetë tepër vonë për të riparuar dëmet, gjë që mund të jeni shumë seriozë për Evropën siç e njohim ne dhe siç duam për fëmijët tanë”.

Ka migrime të tjera në Evropë, refugjatë nga luftrat e tmerrshme: turma ukrainasish dhe palestinezësh që kërkojnë azil, për shembull…

”Më lejoni të them se ata që vrapojnë për të shpëtuar jetën e tyre kanë vetëm një emër: qenie njerëzore që kanë të njëjtën të drejtë të jetojnë jetën që u dha Zoti ynë. Por, për fat të keq, për ukrainasit (të bardhë dhe të krishterë për të qenë i sinqertë) kjo e drejtë dhe status u njihet më lehtë se të tjerëve nga vendet evropiane që nuk e fshehin qëndrimin e tyre të vendosur të mbylljes ndaj refugjatëve të feve dhe ngjyrave të tjera. Nga ana tjetër, janë vetëm vendet që janë shumë të hapura për të gjithë – për shembull, Suedia ka ecur pa probleme me refugjatët e të gjitha ngjyrave dhe feve, të cilët gjithmonë janë pritur me krahë hapur”.

Dhe çfarë sugjeroni?

”Është gjithnjë e më e qartë se duhet gjetur një rrugë e mesme. Por, këtu i kthehemi pyetjes së parë, dhe sinqerisht ndihem i paaftë të pretendoj se kam përgjigje të mira për pyetjet shumë të pakëndshme! Fatmirësisht nuk jam në vendin e atyre që duhet të vendosin në nivel evropian dhe ndaj me përulësi ndjek këshillën e Shën Terezës së Shqipërisë, e cila thotë ‘në vend që të mallkosh errësirën, ndiz një qiri’ dhe këtë jam munduar të bëj edhe në këtë rast”.

A po llogarisni që Italia të përshpejtojë hyrjen e Shqipërisë në BE?

“Gjithmonë. Dhe Italia nuk ka munguar asnjëherë për t’iu përgjigjur këtij apeli!

Konflikti Izrael-Hamas rrezikon t’i vërë flakën botës. Si të gjejmë një zgjidhje?

”Kjo është një tragjedi kolosale që ka rrënjë shumë të thella, për fat të keq! Nuk kam parë kurrë në jetën time – mendoj se nuk jam i vetmi që kam parë – një sulm kanibal, dhe me përmasa të tilla të frikshme si ai i 7 tetorit. E kam të pamundur të pranoj me logjikën time që ajo orgji dhe masakër jo vetëm të jetë planifikuar dhe ekzekutuar gjakftohtësisht, por edhe është filmuar nga qindra celularë”.

Logjika e masakrës së kafshëve, shtëpi më shtëpi.

”E gjithë kjo është si një film i bërë për kohët më të errëta të njerëzimit. Dhe, jo vetëm për të derdhur gjak të pafajshëm dhe për të shkaktuar dhimbjen më të thellë mbi familjet, gratë dhe fëmijët; por për të terrorizuar të gjithë botën (dhe për ta ndarë thellë), në emër të mos së drejtës së Izraelit për të ekzistuar. Gjithçka tjetër është shumë më e ndërlikuar se kjo, por nëse nuk nisemi nga kjo, më duket shumë e vështirë të shmang një gabim në marrjen e një pozicioni”.

Ndiej se jeni pesimist.

”Ndjenja ime është se do të përkeqësohet para se të përmirësohet, por në fund asgjë nuk do të jetë si më parë dhe forca e paqes do të mbizotërojë mbi të gjitha forcat e tjera. Fatkeqësisht me kosto të paimagjinueshme deri më 7 tetor!

Lidhja mes jush dhe Melonit duket shumë e thellë. Si lindi marrëdhënia juaj me kryeministren tonë?

”Si të gjithë kryeministrat italianë para saj. Me shikim të parë! T’i lëmë shakatë. Është e vërtetë ajo që them: të gjithë miqtë e mëdhenj të Shqipërisë, gjithçka është gjithmonë mirë me të gjithë. Italia dhe kryeministrat e saj janë gjithmonë aty kur bëhet fjalë për Shqipërinë…”.

Le ta vendosim në parashikimin politik. Te cilët liderë evropianë do të duhet të llogarisë bota vitet e ardhshme? A mundet Meloni – siç thonë shumë – të bëhet Merkel e re?

“Nuk e di. Një Merkel italiane duket si një kontradiktë konceptuale që në fillim, por Giorgia ka gjithçka për të bërë mirë dhe shpresoj që ajo të bëjë shumë mirë për Italinë dhe Evropën.

Dhe çfarë do të bëhet Edi Rama?

”Shpresoj të mos bëhem i mërzitshëm, për pjesën tjetër bëj më të mirën, duke qenë gjithnjë e më shumë i vetëdijshëm për defektet e mia dhe gjithnjë e më pak i sigurt për meritat e mia…./ ata.gov.al

S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 09/11/2023 02:59

    Nuk e ditka arsyen pse emigrantet marrin detin?! Pse nuk pyet shqipot qe ikin cdo dite? Po vetja kur iku ne France,a ku vajti, i kujtohet? Perse iku,per frymezim artistik? Italia nuk eshte aq keq sa te mbetej me shprese se do t'a shpetonte Shqiperia,mjafton te hapte te njejtat kampe qe ka ne ishuj e ne jug dhe ne Rome,Torino,Milano,Gjenove,apo ju vriten syte shokeve te Berluskonit ne Veriun e Qendren e pasur?! Dhe ceshte ai status special juridik i ketyre qendrave dhe njerezve qe do te punojne aty me imunitet diplomatik?! Shtet brenda shtetit,republika italiane e Lezhes e Gjadrit,/ambasada italiane e veriut/?! Ate qe se arriti Musolini,po e ben realitet Meloni?!

    Përgjigju
  • Ilir: 08/11/2023 21:49

    Ndoshta veten e genjen, po njeri tjeter jo. Kjo marreveshje eshte maskarallek dhe pike. Ta dini qe ka nje zot per keto qe po beni, marrte hak te ju nje ore e me pare.

    Përgjigju
  • Erlin: 08/11/2023 19:08

    Une jetoj ne Itali dhe ketu lajmi u dha qe ne keto “struktura-lager” do te veproje legjislacioni italian!!! Po si u katandis ky vend qe ka humbur edhe fijen e fundit te sovranitetit? Te detyrojne te thuash, te keqen e xhaxhit!

    Përgjigju
  • Toni: 08/11/2023 16:12

    Ky eshte per cmendine, jo per kryeminister.

    Përgjigju
  • Po Greqinë: 08/11/2023 16:00

    Kur do t'a ndihmosh? Të sjellë dhe ajo ca kurdë në Himarë.

    Përgjigju
  • Italia: 08/11/2023 15:58

    Kërkojmë ndihmë nga Shqipëria, jemi keq. Shqipëria vend i pasur i zhvilluar, aty do t'i hedhim "plehrat" njerëzore ne.

    Përgjigju
  • Gazepi: 08/11/2023 15:24

    Je gatibte dergosh linden dhe zahon ne burdello vetem per pak vemendje llum xhepist

    Përgjigju
  • emigranti: 08/11/2023 15:07

    Marreveshja eshte "qesharake" dhe pike. Jo sepse e bejme per ne Evrope ose per arsye te tjera ...

    Përgjigju
  • Andersen: 08/11/2023 14:36

    Mbreti lakuriq!

    Përgjigju
  • Ndergjegja: 08/11/2023 14:01

    O njeres kjo marrveshje i duhej edvinit per pak faktorizim nderkombetar se nuk po ja var kush ne USA jo se jo po as EVROPI....melonit i intereson te ngrej nje tis frike dhe kaq o njeres.....

    Përgjigju
  • Emigrante: 08/11/2023 13:26

    Kryeministri i Shqiperise akoma nuk ka dal ne asnje media Shqiptare apo ne konference per shtyp qe te sqaroj popullin e tij apo edhe vete partine e votuesit e tij . Nje i cmedur qe vazhdon ne cmendurine e tij te pakuptimte. I beri me turp gjithe shqiptaret e italise dhe e ktheu Shqiperine ne xhelat te emigrantve te shkrete . Turp e faqja e zeze Edi Rama !

    Përgjigju
  • Precedent: 08/11/2023 12:54

    Sot “Italia” nje nder 28 vende EU dergon ne shqiperi neser Rusia dergon ne Serbi 1 milion , Kina dergon popullsi miliona ne nje shtet tjeter dhe India po ashtu dhe nese krijohet my precedent nuk e lejon as OKB as karta Europiane , Jo meloni por dhe ta kishte bere 28 vende EU! Po sikur USA sjell ne kater baza 2 milion amerikan ne shqiperi sipas kesaj metode precedent qe po krijoni ngaqe nuk keni asnje pike shkollim te drejtes nder kombetare! Pra Shqiperia si vend NATO nuk e lejon askush kete destabilizim dhe precedent shume shume te rrezikshem me efekte domino te paperceptueshme

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

Lidhjet e Suel Çelës me Artan Hoxhën, Kikia në ‘Frontline’: Gazetaria mori goditje të jashtëzakonshme, gazetarë në shërbim të një prej organizatave më famëkeqe të krimit

Lidhjet e Suel Çelës me Artan Hoxhën, Kikia në ‘Frontline’: Gazetaria mori goditje të jashtëzakonshme, gazetarë në shërbim të një prej organizatave më famëkeqe të krimit