Marrëveshja për Portin e ri të Durrësit, 2.1 mld euro investim, 280 ankorime jahtesh, 12 mijë apartamente! Pasaportë shqiptare të huajve që blejnë pronat

2.1 miliard euro, totalisht investim privat, do të jetë kosto e transformimit të Portit të Durrës në investimin strategjik “Marina & Jahtet e Durrësit”. Për të stimuluar blerjen e pronave brenda Portit të ri të Durrësit, investitorët e huaj, theksohet në marrëveshje, do të kenë të drejtë të aplikojnë për shtetësi dhe rezidencë të përhershme në Shqipëri. Sipas marrëveshjes, kjo do të bazohet në blerjen e tyre nga Investitori Strategjik, “nëse kjo shumë e blerjes përmbush kriteret, kushtet dhe regjimin specifik që do të përcaktohet nga një vendim i Këshillit të Ministrave në bazë të kësaj Marrëveshjeje dhe të plotësimit të kritereve të kërkuara nga Legjislacioni i Zbatueshëm”.

Në marrëveshjen e lidhur mes qeverisë shqiptare dhe 3 kompanive, Eagle Hills Real Estate Development, Albanian Seaports Development” dhe “Nishmi Development”, parashikohet ndërtimi i 280 vendeve ankorimi të Yahteve, 12 000 apartamenteve dhe 2 hoteleve me 850 dhoma në total.

Mohamed Ali Alabbar, një nga investorët më të rëndësishëm në arenën ndërkombëtare që ka ndërtuar edhe Burj Kalifa, është themelus i grupi Eagel Hills që do investojë në shndërrimin e Portit të Durrës. Sipas marrëveshjes të publikuar tashmë në formën e projektligjit në faqen e Kuvendit, kompanitë përjashtohen nga detyrimi ligjor në Shqipëri për të paguar taksën e ndikimit në infrastrukturë për ndërtimet e reja dhe kontributin e strehimit social. Sipas marrëveshjes, ky përjashtim bëhet si kompensim i vlerës që shteti shqiptar duhet të jepte për investimin.

Projekti do të zhvillohet në një sipërfaqe trualli prej 812 600 m2 në Portin e Durrësit si dhe në Marinën e portit, që nga investimi, i kalon në pronësi kompanive. Projekti parashikon 80 000 metër katror hapësira të gjelbra, ose hapësira të hapura dhe një gjatësi plazhi 700 metra.

Realizimi i projektit do bëhet me dy faza, e para nis në 2023-shin dhe e dyta në 2028-ën.  Faza e parë nis në 2023-shin dhe zgjat për 5  vite, me një vlerë investimi  € 595 milionë euro përfshirë 4 mijë apartamente që përllogariten me 1500 euro metri katror, dhe një hotel me 5 yje, dhe për fazën e dytë që pritet të nisë në 2028-ën, investimi është rreth 1 miliardë e gjysmë euro. Projekti  tashmë ka hyrë në korridoret e Kuvendit me procedurë të përshpejtuar, ku pritet të marri dhe vulën e ligjvënësve brenda dy javëve.

Debati politik për projektin e Portit të Durrësit

Porti i Durrësit është bërë "kali kryesor" i betejës së opozitës me qeverinë. Në seancën e fundit plenare kishte debate të ashpra në Kuvend mes demokratëve dhe Edi Ramës për këtë projekt. Sulm haxhiqamilist i Aleancës së Rublave i quan Kryeministri akuzat për marrëveshjen e Portit të Durrësit. Ai shkruan në një reagim në twitter se sulmi kundër projektit të Portit Turistik është poshtërsi në dëm të interesit të vendit

Ilir Meta në disa dalje për mediat nga Selia e Partisë së tij e ka konsideruar projektin e Durrësit kriminal dhe që synon të dëmtojë rëndë interesat e vendit. Ish-kryeministri Sali Berisha sot në konferencën e përjavshme për media denoncoi sërish marrëveshjen për Portin e Durrësit, ndërsa shtoi se kanë përgatitur një padi që e dorëzuan në Gjykatën Kushtetuese marrëveshjen e bashkëpunimit ekonomik me Emiratet e Bashkuara Arabe. Gjithashtu Berisha tha se do të bëjnë kërkesë për të ngritur një Komision Hetimor.

37 deputetë, kryesisht të 'Rithemelimit' të Berishës dhe Partisë së Lirisë së Metës, por edhe deputetë të grupimit të Alibeajt dhe drejtues të partive të tjera politike, kanë kërkuar në Gjykatën Kushtetuese zhbërjen e marrëveshjes së bashkëpunimit ekonomik me Emiratet e Bashkuara Arabe. 

Memorandumi i bashkëpunimit për ndërtimin e Portit të Durrësit u nënshkrua më 11 gusht në praninë e kryeministrit Edi Rama dhe zhvilluesit me famë botërore Muhammed Alabbar. Investimi për ndërtimin e këtij porti është 2 miliard dollarë. Në projekt përfshihet edhe ndërtimi i Portit të Thatë që do sjellë ndërtimin e hekurudhës që lidh Durrësin me Prishtinën, i cili është parashikuar të ketë një terminal, ku do përpunohen 100 mijë kontejner deri në 2050.

(Kliko këtu për të lexuar dokumentin e plotë) Marrëveshja për portin e Durrësit

K.T./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • tani: 17/11/2022 01:28

    porti i jahteve duhet te kete te pakten 2000 vende per parkim jahtesh...eshte i vogel....

    Përgjigju
  • Iris: 13/11/2022 03:16

    Ja dhe idiotesia e rradhes,Pashaporte dhe te drejte qendimi kush ble apt.?!Bravo Rama,tani cdo gango e cdo maskara i botes qe ka dy cent do te bleje nje apt.ne Durres e me nje pashaporte e nje leje qendrimi do te gjeje parajsen.Shtoi kesaj dhe sist.e manget te drejtesise shqiptare dhe lum si ne,do te behemi kazani e strofulla ku do te strehohen gjithe plerat e maskarenjte e botes,qe nga nje mashtrues i rendomte e deri te kriminelet e kalibrit te larte dhe gjithe diktatoret e autokratet e botes ne arrati nga ligji.Prisni reagimin negativ te BE dhe U.S.A.Amnistise fiskale shtohini tani dhe pashaportat e te drejtat e qendrimit.

    Përgjigju
  • Tarrasi: 12/11/2022 17:14

    Do i kemi komshinjt te gjith me corcaf ne kok,do na duket vetja si ne Dubai.

    Përgjigju
    • Luli: 12/11/2022 18:27

      Me shami në koke I plot rrugëve të durrsit edhe tashi dhe po na duket si kabul

  • Petrit: 12/11/2022 15:01

    Do na beni me zor jabanxhi ne vendin tone, kjoo arrihet me se miri duke ua shitur gjithe vendet me te bukura te huajve qe jane me te pasur se ne, dhe neve nuk do na lejohet qe t`i shfrytezojme ato.

    Përgjigju
    • Durrsaku: 12/11/2022 16:37

      Ne e shfrytezuam aq bukur bregdetin tone saqe e betonizuam krejtesisht ate. Me keq sec eshte nuk ka shance qe te behet kshq te jemi optimiste :)

  • Tironci: 12/11/2022 13:38

    Një ide e shkëlqyer, bravo

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Wall Street Journal: Pse Shqipëria duhet të jetë destinacioni i radhës për udhëtarët e zgjuar

Wall Street Journal: Pse Shqipëria duhet të jetë destinacioni i radhës për udhëtarët e zgjuar