Marrëveshja/ Rai, rikthehet në Shqipëri me 24 programe e filma! Ambasadori Bucci: Një histori që do ish mëkat të mos vijohej!

Në diktaturë ishte lidhja më e fortë me perëndimin. Kanalet e Rait, e jo vetëm, shqiptarët të izoluar i shikonin me antenat e improvizuara, e i dëgjonin përmes radiove sovjetike.

Besnik i qëndruan në këto tri dekada edhe kinematografisë e emisioneve italiane, ndërsa tani dritarja, rihapet sërish, duke limituar barrierat e transmetimit.

Edhe për shkak të rolit deciziv, që Rai ka pasur në Shqipëri, në të gjithë territorin vendas, do të transmetohen 24 programe, seri televizive, filma e dokumentarë, falë një marrëveshje historike që u nënshkrua sot në Rezidencën Italiane mes përfaqësuesve të Rai-t e RTSH-së..

“Miqtë tanë shqiptarë e mësuan italishten duke parë Rain, kur kjo ishte e ndaluar, e kështu ka një histori të Rait këtu në Shqipëri, dhe do të ishte mëkat të mos vijohej”, u shpreh Ambasadori i Italisë, Fabrizzio Bucci.

Marrëveshja u arrit falë këmbënguljes së Ambasadës Italiane, për të forcuar lidhjen mes dy vendeve e gjeti mbështetjen e sipërmarrjeve e institucioneve e italiane në vend, duke parë në vizion përfitime jo vetëm kulturore, por edhe ekonomike.

Filmat artistikë e ata dokumentarë, krahas fictionit, do t’i afrojnë shqiptarët me realitetin italian, qytetet, por edhe përtej saj, si për shembull cikle që prezantojnë sitet e UNESCO-s, nën kujdesin e  Alberto Angela-s si testimonial.

“Të kthehemi në Shqipëri, për ne të Rait është si të kthehemi në shtëpi, për takuar miq të vjetër e për të bërë të rinj. Ka një histori të gjatë me Rain, që ka pasur një sërë ndryshimesh, por me një konstante të vazhdueshme, që është fqinjësia. Fqinjësia në një kuptim të thellë e të vërtetë të fjalës...”, u shpreh Simona Martorelli, Drejtore për Marrëdhëniet Ndërkombëtare dhe Punët Evropiane pranë Rai-t.

“Dhe kjo është në linjë të asaj  çka bën Rai. Edhe pjesës komericiale i vendos brenda diçka më shumë, jo thjesht si shitës produktesh televizive”, tha ndër të tjera Angelo Teodoli, Administratori i Deleguar i RaiCom.

E drejta për  transmetimet e kanaleve Rai, ishte vetëm pikënisje e një bashkëpunimi afatgjatë. Zëvendësdrejtori i RTSH, Redi Neziri, tha se janë në fazë diskutimi edhe për mundësinë e trajnimit të stafit të RTSH-së apo për asistim në procesin e digjitalizimit.

/SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Vone Shume Vone: 10/10/2022 21:23

    Pas 30 vitesh pak , shume pak interes mund te kete ngelur. Kur interesi per te bashkepunuar ne kulture ka qene kaq i zbehte dhe ka ulur gjithnje e me shume interesin jo vetem te gjuhes por edhe marredhenjeve ne pergjithesi.

    Përgjigju
  • Andi: 10/10/2022 19:59

    Televizion asash...Programe fantastike!!Na mori malli

    Përgjigju
  • Grazie!: 10/10/2022 19:19

    Bentornato RAI!.. speriamo Gratis per i Albanesi!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë