Cristiano Ronaldo do jetë pjesë e Al-Nassr në Arabinë Saudite. Marca në Spanjë bën me dije se 37-vjeçari do firmosë deri në verën e 2024 si futbollist dhe më pas do jetë një nga ambasadorët e Arabisë Saudite për kandidaturën në FIFA, me qëllim për të fituar të drejtën e zhvilimit të Kupës së Botës 2030 në Arabinë Saudite, Egjipt dhe Greqi.
Momentalisht Ronaldo është në Dubai ku po kalon disa ditë pushime me familjen pas Botërorit të Katarit, me portugezin që do udhëtojë për në Riad për të firmosur kontratën e re.
Duket se CR7 e ka bërë tanimë zgjedhjen dhe do largohet nga futbolli elitar evropian. 500 milionë euro pritet të fitojë Ronaldo në aventurën e re me Al-Nassr. Figura e tij do përdoret për arsye publicitare pas 2024 kur kontrata e tij të mbarojë.