TIRANE- Në Komisionin e Ligjeve ishin sot në diskutim 3 marrëveshje midis Shqipërisë dhe Kosovës për transferimin, ekstradimin e personave të dënuar si dhe për ndihmë të ndërsjelltë juridike në çështjet penale.
Deputeti Socialist Pandeli Majko refuzoi nënshkrimin e këtyre marrëveshjeve pasi ishin nënshkruar në shqip dhe serbisht. Në rrjetet sociale Majko shpreh indinjatën dhe keqardhjen dhe e quan një precedent që ngjall keqardhje.
“Abstenova sot kundër dëshirës sime, për 3 marrëveshjeve midis Shqipërisë dhe Kosovës. Ishin të nënshkruara nga ministrat e drejtësisë së dy vendeve. Arsyeja e abstenimit ishte se marrëveshjet në fjalë ishin nënshkruar në shqip dhe… serbisht. Kjo ndodh për herë të parë në marrëveshjet e nënshkruara midis dy shteteve. Mendoj se gjuha serbe nuk mund të jetë gjuhë “ndërkombëtare” për marrëveshjet midis Shqipërisë dhe Kosovës. Ky është një precedent që ngjall keqardhje. (Tiranë 28 janar 2013)”- shkruan Pandeli Majko.

Ne Komisionin për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut ishin për diskutim
- Projektligji “Për ratifikimin e marrëveshjes, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Republikës së Kosovës, për transferimin e personave të dënuar”.
- Projektligji “Për ratifikimin e marrëveshjes, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Republikës së Kosovës, për ekstradimin”.
- Projektligji “Për ratifikimin e marrëveshjes, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Republikës së Kosovës, për ndihmë të ndërsjelltë juridike në çështjet penale”. - Projektligji “Për nëpunësin civil”.
Redaksia online
(sg/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com