Marrin banesat e reja 74 familje në Ndroq, Veliaj: Krenar për punën e bërë, të respektojmë të drejtën e qytetit për të ecur përpara

Për 74 familjet e prekura nga tërmeti i Nëntorit 2019, janë gati shtëpitë e reja individuale në lagjen e re në Ndroq.

Përveç shtëpive, lagjja ka një qendër të re shëndetësore, një kopësht/çerdhe, me infrastrukturë moderne, që I plotëson të gjitha nevojat për komunitetin.

Kryeministri Edi Rama, Zëvendëskryeministri dhe Ministri për Rindërtimin, Arben Ahmetaj dhe Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj vizituan sot  banesat e reja dhe u shprehën se lagjia e re ofron për banorët e saj të gjitha shërbimet e nevojshme.

“Jam shumë krenar për punën që kemi bërë dhe për këtë komunitet të bukur. Ka qenë një situatë e jashtëzakonshme - nuk kishim në dorë as tërmetin, as pandeminë – por, pyetja nuk është si rrëzohemi, pyetja është sa shpejt ngrihemi të gjithë bashkë, kur fatkeqësinë vendosim ta kthejmë në mundësi, si kjo lagje e re. Sot kemi ndërtuar një komunitet, me shërbime. Metafora që ne zgjodhëm ishte puna”, tha Veliaj.

Ai siguroi edhe banorët që preken nga rindërtimi në Kombinat dhe te “5 Maji”, se do të marrin të njëjtat metra katrorë në apartamentet e reja.

 “Unë e di se në çdo lagje që përurojmë me Kryeministrin dhe Zv.Kryeministrin pyetja është: Po ne? Po ata që kanë mbetur akoma? Sigurisht, ju e dini se në lagjet e Tiranës, sidomos të Tiranës urbane, sit e “5 Maji”, ku ju e patë që u përfshi edhe një debat i madh politik, apo Kombinati, kanë veçori shumë specifike, pasi për çdo metër katror bëhen gjyqe pafund, jepen masa bllokimi, ndonjëherë ka debate edhe mes vëllezërve, mes familjarëve, mes dy gjeneratave të së njëjtës familje, se kush e gëzon pronën. Kjo është arsyeja pse ndonjëherë punët në Tiranë marrin kohë, për t’u siguruar se procedurat ndodhin. Duhet të gjejmë një balancë midis kërkesës së llogarisë, për të respektuar të gjitha vendimet e gjykatave, ndonjëherë pa të drejtë, në tokë shtet, siç ishte tokë shtet kjo këtu, siç ishte tokë shtet Kombinati, siç është tokë shtet Bregu i Lumit, të zaptuara ndër vite. Sigurisht, ne do të respektojmë çdo njeri në të drejtën e tij të jetojë, por ama do të respektojmë mbi të gjitha të drejtën e qytetit për të ecur përpara, projektet që akomodojnë edhe ata që janë nevojtarë nga tërmeti, edhe ata që janë banorë, të cilët do t’i marrin metrat katrorë njësoj siç i kishin. I kishin të palegalizuara, të paurbanizuara, sot do t’i kenë të urbanizuara dhe të legalizuara, dhe do të bashkëjetojnë me ata njerëz që do të marrin shtëpitë e reja prej rindërtimit nga tërmeti, por ama më të mira, më të forta, më të bukura, me çelësa në dorë, dhe me qira të paguar derisa të vijë momenti i rëndësishëm, kur transferohen nga shtëpia me qira, në banesën e tyre të re”, theksoi Veliaj.


Lajmi kryesor:

74 familje marrin banesa në Ndroq, Rama: Gjyqtarë që nuk kanë kaluar vettingun po mbajnë peng rindërtimin në Laç dhe Kombinat


S.C/B.K./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja