Marrëveshja Kosovë-Serbi,Thaçi: Dështimi i dialogut një kthim tragjik prapa

Marrëveshja Kosovë-Serbi,Thaçi: Dështimi i dialogut një kthim tragjik prapa

Hashim Thaçi, presidenti i Kosovës

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka folur edhe njëherë për ecurinë e dialogut Prishtinë-Beograd duke u shprehur optimist për vitin 2019, i cili sipas tij do të jetë një vit plot sfida por edhe viti i arritjes së një marrëveshje përfundimtare mes Kosovës dhe Serbisë.

Viti 2019 do të jetë vit i hapjes së kufirit Kosovë-Shqipëri, por edhe vit i arritjes së marrëveshjes ndërmjet Kosovës dhe Serbisë shprehet Presidenti Thaçi përmes një postimi në profilin e tij të rrjetit social.

Së fundi në një opinion të tij, presidenti  Thaçi shprehet se e veçanta e vitit që po lëmë pas ka qenë krijimi i një momentumi të ri ndërkombëtar për mbylljen e çështjeve të hapura në mes të shteteve të Ballkanit Perëndimor

Në një intervistë të dhënë për gazetën “Epoka e re”, presidenti Thaci thote se partitë opozitare në Kosovë duhet të marrin rolin e tyre në dialog dhe arritja e një marrëveshje paqësore me Serbinë që do të ishte historike dhe do të sillte anëtarësimin e Kosovës në Kombet e Bashkuara dhe integrimin e dy vendeve në Bashkimin Europian.

Dialogu me Serbinë, përkatësisht arritja e një marrëveshjeje paqësore, gjithëpërfshirëse, përfundimtare, që do ta sjellë njohjen e Kosovës nga Serbia dhe anëtarësimin e Kosovës në Kombet e Bashkuara, është ambicia kryesore e Kosovës për vitin 2019. E veçanta e vitit 2018 është se është krijuar një momentum i ri ndërkombëtar, një shtytje që të mbyllen çështjet e hapura në mes të shteteve të Ballkanit Perëndimor. Tash vëmendja është te marrëveshja e paqes në mes të Kosovës dhe Serbisë. Ky momentum i ri, kjo vëmendje e bashkësisë ndërkombëtare, ka ndihmuar edhe në përshpejtimin e arritjes së një konsensusi të brendshëm në Kosovë. Kuvendi i Kosovës ka themeluar delegacionin shtetëror për dialogun në të cilin është përfaqësuar edhe një pjesë e opozitës si dhe shoqëria civile. Tanimë është duke u ndërtuar zëri i bashkuar i Kosovës për ta përfunduar dialogun me Serbinë” , shprehet presidenti Thaçi në intervistë.

I pyetur se çfarë mund të ndodhtë  nëse Kosova dhe Serbia nuk do të mund të të arrinin një marrëveshje përfundimtare çfarë do të ndodhte Thaçi është përgjigjur duke thënë se dështimi për të arritur një marrëveshje tani do të ishte një kthim tragjik prapa.

"Siç thuhet edhe në letrën e presidentit Trump, dështimi për të arritur një marrëveshje tani do të ishte një kthim tragjik prapa. E ardhmja evropiane për të dy vendet do të vihej në pikëpyetje. Zhvillimi ekonomik i secilit vend do të pësonte. Asnjë investitor nuk është i interesuar të investojë në vendet ku nuk ka stabilitet politik. Në vend se energjitë tona t’i përqendrojmë në reforma e zhvillim, do të vazhdonim të merreshim me pengimin e njëri-tjetrit nëpër botë dhe me afrimin e njëri-tjetrit në BE", shprehet Thaçi. 

Ndërkohë,përgjatë vitit 2018 tensione të larta ka patur ndërmjet Kosovës dhe Serbisë ndërsa nga Brukseli zyrtarë u tha se Kosova plotësoi të gjitha kushtet për liberalizim vizash, por kjo nuk ndodhi gjatë vitit 2018.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë