Marshim historik në Paris, bota
krah për krah: Luftë terrorizmit

Marshim historik në Paris, bota<br />krah për krah: Luftë terrorizmit
FRANCE - Parisi i tronditur nga sulmet e njëpasnjëshme terroriste u kthye këtë të dielë në kryeqytetin e botës. Rreth dy milionë njerëz të kombësive të ndryshme dhe 56 udhëheqës botërore, përfshi dhe drejtues të besimeve fetare “pushtuan” sheshin “Republica” në marshimin historik të solidaritetit kundër terrorizmit, në përkujtim të 17 viktimave të masakrës në të përjavshmen satirike “Charlie Hebdo” e dy sulmeve të tjera terroriste që e pasuan.

Liderët ndërkombëtarë të politikës, përfshirë edhe Kryeministri Edi Rama, iu gjendën në krah presidentit Francois Hollande në manifestimin e tolerancës dhe lirisë që ktheu vëmendjen e mbarë botës në atë që u quajt “tubim uniteti” kundrejt tërbimit terrorist. 

Pas gjysmë ore, për arsye të dukshme sigurie, të gjithë liderët ndërprenë marshimin. I vetmi që qëndroi në rrugë ishte presidenti i Francës Franccois Hollande, i cili vijoi duke takuar familjarët e viktimave të sulmeve. 

Me duartrokitje, brohoritje dhe pankarta në duar, rreth dy milion njerëz të botës bllokuan të gjitha rrugët që të çojnë në sheshin Republika, ndërsa thërrisnin: “Unë jam Charlie, hebre, policë”, në simbol të gazetarëve të vrarë, tre policëve dhe 4 pengjeve që humbën jetën në supermarketin hebre. 

Një mesazh i fortë kundër terrorizmit erdhi nga francezët dhe qytetarët e besimeve e kombësive të ndryshme, të cilët kishin dalë në shesh bashkë me fëmijët dhe me kapuçë në formë lapsi, në mënyrë simbolike për sulmin ndaj "Charlie Hebdo" thanë: “Unë nuk kam frikë”.  

Në mesin e 2 milionë njerëzve nga e gjithë bota, vëmendja u kthye ndaj Shqipërisë, e cila edhe në këtë manifestim të tolerancës u bë dëshmi unikale e bashkëjetesës fetare. Parisi duartrokiti katër krerët shqiptarë të besimeve fetare të cilët të kapur krah për krah me njëri-tjetrin, ecën përgjatë sheshit “Republica”, veshur nën petkun e besimeve të ndryshme. Thirrje përkrahëse e deri diku të habitura, ndërsa udhëheqësit shqiptarë të komunitetit mysliman, bektashi, ortodoks e katolik marshuan në emër të tolerancës fetare.  Harmonia fetare “çudit” Parisin, duartrokiten 4 klerikët shqiptarë 

Marshimi, i mbajtur nën masa të jashtëzakonshme sigurie me angazhimin e 5.500 forca policie, kaloi pa incidete, përveç një momenti kur policia ndaloi një person.

Marshimit kryesor iu bashkuan edhe të tjera manifestime në disa qytete si Lion, Bordo, Marsje, Rennes, Grenoble e Strasburg. Sipas përllogaritjeve, rreth 600 mijë njerëz marshuan kundër terrorizmit në këto qytete duke tejkaluar shifrat e parashikuara fillimisht nga autoritetet.

Më herët presidenti francez rezervoi një pritje në Pallatin presidencial Elysee për liderët botërorë, të cilët më pas udhëtuan me autobus drejt sheshit “Republica” për të çelur marshimin sensibilizues mbarë botëror kundër terrorizmit. Paris, 2 mln persona dhe liderët botërorë bashkë kundër terrorizmit

Ja pengmarrjet qe tronditen Francen

manifestimi paris
manifestimi paris lapsi
manifestimi paris

Video/
Presidenti Hollande takon ne shesh familjaret e viktimave




Foto/ Udheheqesit boterore krah per krah njeri-tjetrit....kunder terrorizmit
manifestimi paris
marshimi frances

manifestimi paris
manifestimi paris
marshimi france
charli hebdo

Liderët botërorë lënë “Elyseen” i bashkohen marshimit të solidaritetit
Ora 14:55  Pas pritjes në pallatin presidencial Elysee, udhëheqësit botërorë janë larguar me një autobus për t’iu bashkuar marshimit të sensibilizimit në sheshin “Republica” 

france paris
pamjet nga siper marshimi
lapsi marshimi ne paris

Pritja ne Elysee para marshimit te unitetit
Para marshimit të madh të solidaritetit ndaj viktimave të sulmeve terroriste në Francë, presidenti Francois Hollande ka pritur në pallatin presidencial Elysee të gjithë liderët polik botërorë. Edhe kryeministri Rama dhe dy ministrat Bushati e Veliaj janë pritur nga Hollande.
 
rama


delegacioni

Një foto që pikas nga kjo pritje është ajo e kancelares gjermane Angela Merkel dhe presidentin Hollande, ku solidariteti ndaj masakrave të fundit që tronditën Francën është mëse i dukshëm. 

marshimi france

pallati presidencial elysee

Video/
Rama nga Parisi: Ne, zgjedhje të qartë  për tolerancën, s’ka imunitet për sulmet

A1 Report përcjell në kohë reale deklaratën e kryeministrit Rama të dhënë nga Parisi menjëherë me mbërritjen e delegacionit shqiptar në Paris. “Nuk jemi vetëm ne si përfaqësues të qeverisë, - tha Rama, “por janë edhe katër përfaqësuesit e besimeve kryesore në Shqipëri dhe sigurisht një grup gazetarësh, analistësh njerëz që luftojnë përditë për fjalën e lirë”. Ndërsa theksoi se Shqipëria e ka bërë zgjedhjen e qartë për lirinë dhe tolerancën fetare në vend, kryeministri Edi Rama tha se nuk ka imunitet për sulmet terroriste që goditën Francën.



Prononcim i Kryeministrit Rama dhënë për mediat shqiptare, pjesë e delegacionit shqiptar, në Marshimin e Paqes, në Paris:
"Të gjithë duhet të kuptojnë se nuk është goditur vetëm Parisi. Është goditur çdo vend që është i lidhur me vlerat që Franca përfaqëson, me vlerat e lirisë, të barazisë, të vëllazërimit që Franca ka mishëruar, në mënyrën e vet më të lavdishme. E nga ana tjetër, të gjithë duhet të kuptojnë që aktet mund të ndodhin këtu, mund të ndodhin kudo, por lufta kundër terrorizmit zhvillohet sot, në të gjithë vendet tona edhe kur aktet ndodhin jashtë vendeve tona.

Ne jemi këtu për të dëshmuar se Shqipëria e vëllazërisë fetare është e vendosur të vazhdojë të mbajë lart flamurin e lirive, flamurin e të drejtave, flamurin e barazisë mes të gjitha opinioneve dhe besimeve dhe të mos bjerë në kurthin e urrejtjes, në kurthin e përçarjes, në kurthin e frikës, ku kjo mortje kërkon ta përfshijë botën tonë.
Ky akt dhe kjo luftë dëshmon më së miri se përpjekja e armiqve të lirisë sonë, është një përpjekje që synon pikërisht përçarjen mes feve, ndërkohë që këta terroristë nuk kanë asnjë lidhje me fenë, nuk kanë asnjë lidhje me Profetin, nuk kanë asnjë lidhje me Zotin sepse nuk ka Zot, nuk ka Profet dhe nuk ka fe, që inkurajon vrasjen e njerëzve, që inkurajon përçarjen dhe që inkurajon shfarosjen e një pjese në emër të një pjese tjetër.

Unë jam shumë krenar që sot këtu nuk jemi vetëm ne, si përfaqësues të qeverisë, por janë dhe përfaqësuesit e të katër besimeve kryesore në Shqipëri, dhe sigurisht edhe një grup gazetarësh dhe analistësh, njerëzish që luftojnë përditë në frontin e fjalës së lirë dhe të informimit të barabartë për njerëzit.

 
Sa imune është Shqipëria nga skenarë të tillë?
"Askush nuk është dritëshkurtër, që të flasim për imunitet të një vendi apo të një vendi tjetër. Në momentin që është goditur njeri nga vendet e familjes evropiane, e botës demokratike ku ne bëjmë pjesë, jemi goditur dhe ne drejtpërdrejtë, jo simbolikisht, por realisht, sepse goditen ato vlera dhe ato themele, mbi të cilat ne kemi vendosur të ndërtojmë jetën dhe të ardhmen tonë.

E kjo nuk është aspak simbolike por kjo është jeta jonë reale sot, në një botë ku ne kemi bërë një zgjedhje të qartë për tolerancën, kemi bërë një zgjedhje të qartë për lirinë, kemi bërë një zgjedhje të qartë për të drejtat e panegociueshme të njerëzve, përballë një zgjedhje tjetër që kërkohet të na imponohet përmes përçarjes, duke synuar që t’i ndajë myslimanët dhe kristianët, duke synuar që ta vendosë botën përballë një konflikti fetar që për ne është i patolerueshëm dhe nuk ka asnjë lidhje me besimet, nuk ka asnjë lidhje me fjalën e Profetëve, nuk ka asnjë lidhje me çfarë feja e kujtoqoftë frymëzon dhe inspiron.

E të mos harrojmë se, nëse duam një shembull të qartë se si trajtohen kundërshtarët, se si trajtohen armiqtë, se si toleranca dhe paqja triumfon mbi dhunën dhe luftën, janë vetë episodet e jetës së Profetit Muhamed.


delegacioni shqiptar ne france

“Marshimi i Bardhë”, dhe A1 Report në Paris kundër terrorizmit
Televizioni A1 Report dhe Shqiptarja.com (print dhe online) janë pjesë e delegacionit që po merr pjesë në marshimin e Bardhë në Paris, përveç kryeministrit Edi Rama, krerëve të komuniteteve fetare, janë edhe përfaqësues të medias, ku nga A1 Report, ndodhet drejtori i përgjithshëm grupit Mediatik “Free And Fair media Group”. Delegacioni ka zhvilluar homazhe para redaksisë së të përjavshmes satirike “Charlie Hebdo”, në nder të gazetarëve të vrarë brutalisht nga terroristët pak ditë më parë, ku çdo përfaqësues i medias, nderoi kolegët francezë të ekzekutuar se shprehnin mendimin e lirë. Në këtë udhëtim janë të pranishëm edhe ministrat e kabinetit qeveritar ai i jashtëm Bushati dhe i Mirëqenies Veliaj. Televizioni A1 Report, është i pari nga mediat shqiptare që përcolli në kohë reale çdo zhvillim të delegacionit shqiptar, duke e njohur edhe publikun me axhendën e vizitës dhe homazheve.


VIDEO/Kryeministri Edi Rama në Paris me Delegacionin Shqiptar

Rama: Shqipëria e vëllazërisë fetare në homazhin për të vrarët
“Shqipëria e vëllazërisë fetare në homazhin për të vrarët, vëllazëri jo përçarje, tolerancë jo dhunë, shpresë jo frikë”, shkruan kryeministri Rama në rrjetet sociale menjëherë pas homazheve para zyrave qendrore të revistës satirike “Charlie Hebdo” ku mbetën të vrarë 12 vetë nga një sulm terrorist.

Me Parisin për lirinë, barazinë, vëllazërimin

homazhe

edi rama

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

Hetimet e SPAK mbi Kadastrën, arrestohen dy persona për ushtrim të ndikimit të paligjshëm

Hetimet e SPAK mbi Kadastrën, arrestohen dy persona për ushtrim të ndikimit të paligjshëm