Marsida Xhaferllari dhe Vitore Tusha 'tradhtojnë' dyshen Meta-Berisha!? Një mesazh që ka alarmuar Presidentin për fatin në janar

Marsida Xhaferllari dhe Vitore Tusha 'tradhtojnë' dyshen Meta-Berisha!? Një mesazh që ka alarmuar Presidentin për fatin në janar

Ilir Meta, Tusha, Xhaferllari dhe Berisha

Gjykata Kushtetuese do të shqyrtojë në 18 janar vendimin e Kuvendit për shkarkimin e Presidentit Ilir Meta për shkelje të rënda të Kushtetutës, provokimin e cenimit të marrëdhënieve me SHBA, shantazh ndaj drejtësisë, thirrjeve për veprime të dhunshme, nxitje urrejtje, cenim të sigurisë publike etj. Që Ilir Meta të shkarkohet, pro vendimit të Kuvendit duhet të votojnë të paktën 5 anëtarë. Gjykata Kushtetuese ka aktualisht 7 anëtarë nga 9 që duhej të kishte. Ilir Meta ka në krah të tij një votë të sigurt, atë të Sonila Bejtjas, si dhe dy vota të diskutueshme dhe të paqarta, atë të Vitore Tushës dhe Marsida Xhaferllarit.

Tre gjyqtaret Sonila Bejtja, Vitore Tushe dhe Marsida Xhaferllari janë në fakt një investim i Sali Berishës dhe Ilir Metës në Gjykatën Kushtetuese. Vitore Tusha është emëruar në Kushtetuese në vitin 2008 me votat e Sali Berishës, ndërsa përflitet për një raport të afërt me të bijën e Berishës, Argitës. Zonjës Tusha i ka mbaruar mandati që në vitin 2017, pra prej 4 vitesh, por Berisha dhe Meta, ndryshe nga sa është vepruar me Ardian Dvoranin, nuk kanë kërkuar largimin e saj. Madje, Meta e propozoi zonjën Tusha edhe për të drejtuar KLSH.

Marsida Xhaferllari ka qenë avokate e qeverisë Berisha, sekretare e dy ministrave të PD në Ministrinë e Drejtësisë dhe së fundmi krahu i djathtë i Metës në ish-KLD, në pozicionin e kryeinspektores. Ajo u emërua nga Meta në Kushtetuese pa Veting dhe në vend të Arta Vorpsit.

Ndërkaq, Sonila Bejtja është bashkëshortja e Andi Bejtjas, një analist pranë LSI-së, mbështetës i kauzave të Berishës dhe Metës, si dhe themelues i një televizioni të Familjes Berisha. Sonila Bejtja u emëruar nga Ilir Meta në Kushtetuese në mënyrë tejet të diskutueshme.

Zhvillimet javëve të fundit krijojnë dyshime të forta se Ilir Meta dhe Sali Berisha kanë humbur votat e Vitore Tushës dhe Marsida Xhaferllarit në Gjykatën Kushtetuese, duke mbetur vetëm me votën e Sonila Bejtjas. Testi ishte qëndrimi i anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese kundër kërkesës për të shpallur antikushtetuese zgjedhjet e lokale të 30 qershorit 2019, një kauzë kjo e Ilir Metës dhe Sali Berishës. Kujtojmë që Meta i anuloi zgjedhjet e 30 qershorit me një dekret të paprecedentë, duke shpallur datën 13 tetor 2019 për zhvillimin e tyre. Dekreti u injorua nga Lulzim Basha, ndërsa u hodh poshtë nga SHBA-BE, OSBE, ODIHR, gjykatat vendase, KQZ-ja, Kolegji Zgjedhor, Komisioni i Venecias dhe në fund nga Gjykata Kushtetuese.

Vitore Tusha dhe Marsida Xhaferllari, bashkë me katër anëtarë të tjerë të Gjykatës Kushtetuese, votuan pro rrëzimit të kërkesës për të shqyrtuar ligjshmërinë e zgjedhjeve lokale të 30 qershorit 2019, duke respektuar dy opinione të Komisionit të Venecias, i cili hodhi poshtë dekretin e dytë të Metës i të paligjshëm dhe si një marifet politik i shpikur prej tij. Qëndrimi i dy anëtareve Vitore Tusha dhe Marsida Xhaferllari është një konfirmim i ligjshmërisë së zgjedhjeve lokale dhe paligjshmërisë së dekretit të Metës, i cili ditët e fundit ka sqaruar se dekreti i tij ishte një lojë politike e koordinuar me Sali Berishën dhe Lulzim Bashën, por që Basha e preu në besë gjatë rrugës.

Vota e Vitore Tushës dhe Marsida Xhaferllarit për zgjedhjet lokale duket se është edhe një mesazh për qëndrimin e tyre, për fatin e Ilir Metës në janar të vitit 2022. Distancimi i dy anëtareve nga dyshja Berisha-Meta është reflektuar nga ana tjetër me njëfarë nervozimi nga ana e Ilir Metës. Që pas votimit në Kushtetuese pro konfirmimit të zgjedhjeve lokale, në 4 nëntor 2021, Ilir Meta ka ashpërsuar retorikën politike, akuzat dhe mesazhet me natyrë shantazhuese, ashtu si para zgjedhjeve parlamentare të 25 prillit 2021.

K.T./SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Cubel breca: 07/12/2021 19:13

    Po tani keta qener jan te ikur sja vlen te meresh me keta legena, funderrina. Ato ti ven men punes se tyre,ska cju duhet me me ta,te shkojn per lesh tani ju erdhi fundi qenerve.

    Përgjigju
  • dritan: 07/12/2021 16:37

    Ne fakt duhet ber nje shkrim diskrititues per prostituten e Andi Bejtes qe eshte fatkeqesi qe eshte vene ne ate funksion aq te larte por qe me largimin e Like floririt do te gjendet nje njeri me vlera dhe qe nuk mungojne ne kete vend.

    Përgjigju
  • HASAN: 07/12/2021 15:18

    fare e thjeshte, i dalin kunder ketu per te mos i dale kunder kur te clirohet. Dhe me demek shprehen se jemi te paanshem pasi aty e rrezuam. LOJRA DJALLEZORE NE KURRIZ TE SHQIPTAREVE.

    Përgjigju
    • Bond: 07/12/2021 17:00

      fiks fare...

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Si është gjendja e Metës? Faik Basha: Po drejton aksionin opozitar nga burgu! Së shpejti do lirohet, në 2025 kandidat për kryeministër

Si është gjendja e Metës? Faik Basha: Po drejton aksionin opozitar nga burgu! Së shpejti do lirohet, në 2025 kandidat për kryeministër