Po i lejoj vetes të shkruaj mbi martesat e vajzave shumë të reja me burra relativisht të rinj ose jo edhe aq të rinj. Kur them i ri apo e re, si referencë kam moshën.
Megjithëse, kujdes, jam e vetëdijshme që mosha e vetme, si numër, nuk përcakton rininë e as maturinë tonë.
Por, kur dy njerëz, nga sot-nesër lidhin jetën me betim përjetësinë, sigurisht që do i referohem moshës së tyre. Jo sepse kjo është puna ime, jo sepse unë jam dikushi për të gjykuar (askush nuk është), por sepse besoj që në këtë jetë dikush është më i dobët dhe dikush më i fortë; dikush më i kultivuar e dikush më pak; dikush më dinak e dikush më naiv...e të tjera me rradhë.
Në një çift të sapoformuar të panjohurish, me diferencë moshe, kulture, të drejtash dhe detyrash, të cilët dy javë nga takimi i parë ndodhen në martesë, për mua...ka diçka që nuk shkon. Pikërisht sepse në një shtet të së drejtës dhe në një shoqëri ku në qendër është Njeriu, secili merr vendime lirisht për jetën e tij dhe është vetë përgjegjës. Por, paradoksalisht, shoqëria shqiptare me një përqindje të lartë të popullsisë rurale, ka në qendër "moralin" dhe "nderin".
Dhe, akoma sot- kur flasim për nder dhe moral, shigjetojmë vajzat dhe më konkretisht virgjërinë e tyre. Kjo është një këngë e dëgjuar që ju e njihni të gjithë, ndaj unë s'dua ta vazhdoj. Ajo që më shqetëson janë martesat që në moshë të vogël, të vajzave shqiptare me djem të paktën 10 vjet më shumë se to, mundësisht me banesë në Angli dhe Amerikë- me një jetë që asnjëri nuk ua njeh, por rëndësi ka që janë çuna babaxhanë se marrin nusen e virgjër nga halla, tezja, kushërira, komshia... Ja si gjeneron krimi në familjet shqiptare. Përditë, në heshtje, ashtu si nën tavolinë, një djalë vjen nga jashtë, takon një vajzë të pambrojtur shqiptare, e shëtit e përkëdhel me dhurata dhe premtime për një jetë të lumtur ( ironia!) dhe ikën pa bërë xa. Vajza sigurisht mahnitet, ëndërron, pret...dhe në krye të pak muajve largohet për te burri tashmë.
Fillimi besoj duhet të jetë ende joshës, por mendoj, atë natën e parë...dhe të gjitha netët me rradhë, kur ajo, e vetme do të struket në një cep të shtëpisë dhe do të qajë. Do të qajë për të gjitha ëndrrat që iu dogjën ende pa filluar mirë, do të qajë për babain e saj të gjorë që iu enjtën duart dhe këmbët nga puna, por nuk mundi dot ta mbronte. Do të qajë për nënën e saj të gjorë që nuk iu bë dot heroinë, që gjithë jetën u rropat me enë dhe leckë në duar, por kurrë nuk ngriti kokë. Do të qajë për atë imazhin e princit të kaltër që nuk i erdhi në kohë...dhe me lotë në sy do e gjejë mëngjesi, dhe me dhjetëra punë në shtëpinë e re të burrit.
Me dhjetëra detyra ndaj tij, ( buzën në gaz, e kokën ulur - e ka porositur gjithë fisi) se ai e ka marrë në tokën e ëndrrave, ai ia hapi sytë dhe ai është shefi! Unë e di që jo në çdo çift ka medoemos dashuri, dhe jo të gjithë vdesin e jetojnë vetëm për njëri-tjetrin- ama duhet minimumi të ketë respekt dhe zgjedhje të lirë për të qënë bashkë. Sa mund të vendosë lirisht një 17, 18, 19 apo edhe 20 vjeçare? Çfarë mund të japë ajo në një marrëdhënie kaq serioze sa martesa dhe me një njeri të cilin ia kanë idealizuar prej vendit ku jeton dhe të ardhurave që ka? Sa e mbrojtur është ajo për të mos përfunduar skllave e tij? Asfare pak.
Në një rast si ky, i kemi vjedhur kësaj vajze të drejtën për t'u rritur hap pas hapi, të drejtën për të dashuruar, të drejtën për të njohur veten, të drejtën për të zbuluar se çfarë kërkon nga një partner...dhe atij djalit i kemi vjedhur të drejtën për t'u martur me një grua që e njeh veten, që e di çfarë do në jetë dhe që nuk është më e virgjër. Dhe vjedhja, është krim.
Më lejoni t'u them se kjo është një nga arsyet pse është rritur numri i divorceve, pse kaq shumë çifte të reja përfundojnë në gjyqe kujdestarie me fëmijët nëpër këmbë, që, për fat të keq, me siguri do ndjekin rrugën e prindërve. E shihni? Më e rëndësishme është që vajza të ruajë nderin, sesa një familje që shkatërrohet.
Më e rëndësishme është që njerëzit të mos flasin, sesa lotët dhe vuajtjet e një mamaje të re që jeton kot. Kur dëgjoj njerëz që urojnë vajza apo edhe djem të rinj "Me një fat të mirë" , "Në dasëm".. kam një reagim të ashpër. Nuk është dasma fati jonë. Nuk është burri fati i një gruaje, as anasjelltas. Sigurisht çiftimi është natyror, por nuk duhet të jetë qëllim në vetvete. Ai që duhet të jetë qëllimi i çdo njeriu është njohja e vetes, kultivimi, zhvillimi i horizonteve tona, në mënyrë që kur zemra të na rrahë të bëjmë zgjedhjen e duhur. Përpara kësaj duhet të mësojmë të duam veten, dhe kur je adoleshent, kur je 20 vjeç..je plot me kritika dhe mëri ndaj vetes. Si mund të duash fort dhe vërtetë dhe përgjithmonë një njeri tjetër?
Redaksia online
e.m/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com