Martesa e marrë fund...por ja si 
shprehej dikur Brad për Angelinën 

Martesa e marrë fund...por ja si <br />shprehej dikur Brad për Angelinën 
Lajmi për ndarjen e Angelina Jolie dhe Brad Pitt shokoi jo pak njerëz, pasi dashuria e tyre dukej se do të zgjaste përgjithmonë.

Por jeta  e tillë është, ndonjëherë të surpizon tek njerëzit që duken përfekt së bashku. Brad shkroi para disa vitesh një letër për Angelinën që emocionoi të gjithë ata që e lexuan.

Letra e Brad Pitt për Jolie: 
Jeta ime shkoi për të keq. Ajo ishte vazhdimisht nervoze për shkak të problemeve me punën, jetën personale, dështimet e saj dhe problemet me fëmijët. Ajo kishte humbur 13.5 kilogramë dhe peshonte rreth 40.8 kilogramë në moshë 35 vjeçare (tashmë aktorja është 41 vjeçe).

Ajo u dobësua shumë dhe qante vazhdimisht. Nuk ishte më një femër e lumtur. Vuante nga shumë kokëdhimbje, dhimbje shpirtërore dhe shtrëngim të nervave në shpinë dhe brinjë.

Ajo nuk flinte, e zinte gjumi vetëm në mëngjes; lodhej shumë shpejt gjatë ditës. Marrëdhënia jonë ishte pranë shkëputjes.
Bukuria e saj po e linte, kishte ‘qeska’ nën sy, e kapte kokën me duar dhe nuk kujdesej për veten. I refuzonte filmat dhe nuk pranonte role.

E humba shpresën dhe mendova se do të shkurorëzoheshim shumë shpejt… Por, pastaj vendosa të veproja. Mbi të gjitha, unë e kisha femrën më të bukur në botë.

Ajo është idealja për më shumë se gjysmën e meshkujve dhe femrave në botë, ndërsa mua më ishte dhënë e drejta që të flija në krah të saj dhe të përqafoja shpatullat e saj.

Fillova ta bombardoj me lule, puthje dhe komplimente. E befasoja dhe e bëja të lumtur në çdo minutë. I jepja shumë dhurata dhe jetoja vetëm për të.

Flisja në publik për të. Të gjitha temat i orientoja drejt asaj. E lëvdoja para miqve tanë të përbashkët dhe para miqve të saj.

Nuk do të besoni, por ajo lulëzoi. U bë shumë më e mirë se më parë. Fitoi në peshë, nuk ishte më nervoze dhe më donte më shumë se kurrë.

Nuk e kisha idenë se ajo mund të dashurojë aq shumë. Dhe pastaj e kuptova një gjë: Gruaja është reflektim i burrit të saj. Nëse e do deri në çmenduri, ajo do të shndërrohet në dashuri.


Redaksia Online
XH.K/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    PD paralajmëron protesta, bllokim rrugësh e kaos në Kuvend, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Ndërpritet derbi i Madridit, Reali i shënon Atleticos! Tifozët hedhin sende të forta kundër Courtois

VIDEO/ Ndërpritet derbi i Madridit, Reali i shënon Atleticos! Tifozët hedhin sende të forta kundër Courtois