Martini: Promovon linjën e të brendshmeve, prezanton të dashurin e ri

Martini: Promovon linjën e të brendshmeve, prezanton të dashurin e ri
Miss Universe Albania 2010, Anxhela Martini do të paraqesë gjatë kësaj jave në New York linjën e saj me bikini.“The Swim Week” do të nisë këtë të enjte dhe pjesëmarrja e Martinit ka ngjallur mjaft interes tek mediat, duke pasur parasysh edhe disa nga thashethemet që e kanë shoqëruar modelen shqiptare në dy vjetët e fundit.
“Miami Herald” i ka kushtuar një artikull modeles së lindur në Shqipëri dhe rritur në Zvicër. Me kë po takohet bomba shqiptare Anxhela Martini?- pyet gazeta. Së fundi, Martini po përflitet shumë se po shoqërohet me Russell Simmons, biznesmen, i cili është në listën e të ftuarve në prezantimin e linjës së modeles shqiptare, bashkë me, Hank Azaria dhe Q-Tip.
Pak kohë më parë, bukuroshja shqiptare i pati thënë Global Grid se Simmons ishte një djalë i mrekullueshëm, personi më i këndshëm që kishte njohur ndonjëherë dhe se ata të dy ishin miq shumë të ngushtë.

Su/ Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

VIDEOLAJM/ Pritet ceremonia/ Besimtarët kalojnë në kontroll të rreptë para se te futen në xhaminë e Namazgjasë

VIDEOLAJM/ Pritet ceremonia/ Besimtarët kalojnë në kontroll të rreptë para se te futen në xhaminë e Namazgjasë