Ashtu sikurse ishte bërë publike javë më parë në media, Kalaja e Lëkurësit në Sarandë është bërë vendi ku kanë vendosur kurorën dy nga emrat e dashur të skenës dhe ekranit: Vesa Luma dhe Gerald Xhari, i njohur me emrin e artit, Big Basta.
Një tjetër moment i rëndësishëm i dasmës është edhe droni, që të rikthen në vëmendjen ndeshjen Serbi-Shqipëri, por që këtë herë ka pasur një tjetër rol. Unazat e çiftit kanë zbritur në pistën e hapur me anë të dronit.
Ka qenë vetë Kryebashkiakja e Sarandës, Florjana Koka, e cila ka kryer edhe celebrimin e dy këngëtarëve duke i lidhur në martesë gjatë ceremonisë së dasmës.
“Është një ftesë që më gëzon dhe më surprizon, me vëmendjen, si dhe me mënyrën origjinale dhe pak të mistershme që keni gjetur për të ma bërë këtë ftesë”, ju tha artistëve Florjana Koka, kur mori ftesën që t'u vinte atyre kurorë.
12 shtatori është caktuar prej tyre si dita e vënies së kurorës dhe e shkëmbimit të unazave në mjedisin e kalasë së gurtë, me lartësi 250 metra mbi nivelin e detit. Prej saj Saranda duket sikur e sheh nga bordi i avionit dhe ky pozicion panoramik ka ngacmuar shpirtin e artistëve, të ndodhur kohë më parë në këtë vend, për të thënë “Po, kjo është e duhura për dasmën tonë”.
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)
190/2
Sondazhi i ditës:
Shqipëria çel negociatat për kapitullin e parë, integrohemi brenda 2030?
-
Po
68%
-
Jo
25.2%
-
Nuk e di
6.8%
Vota total: 2413
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Shkodër/ Vëllezërit e shfrytëzonin si 'skllav' adoleshentin afgan në servisin e tyre, babai i djemve mohon akuzat: E kam trajtuar si djalin tim
16 Tetor, 12:57
-
Trump çorodit mitingun, ndalon pyetjet dhe kërkon të luhet muzikë gjatë tubimit
16 Tetor, 12:53
-
Deputetët e PD pritet të zhvillojnë protestë para Parlamentit Europian, më 23 tetor në Strasburg
16 Tetor, 12:50
-
Tabaku: Skema e pensioneve ka dështuar, duhet një reformë e thellë
16 Tetor, 12:42
-
Tiranë/ Në kërkim se ktheu magazinën në shtëpi bari në Selitë, në pranga 36 vjeçari
16 Tetor, 12:13
-
Solli emigrantët në portin e Shëngjin, momenti kur largohet anija ‘Libra’
16 Tetor, 12:13
-
Igli Tare sulmon ashpër Armand Dukën, për bashkëpunimin me Serbinë dhe lejimin pa kriter të lojtarëve të huaj në Superiore
16 Tetor, 12:11
-
Merr flakë makina në Korçë, dyshohet për zjarrvënie e qëllimshme
16 Tetor, 12:07
-
Kualifikimi larg, Kombëtarja U-21 e mbyll grupin në vendin e katërt! Shqipëria mposht 1-0 Armeninë
16 Tetor, 12:06
-
Zgjedhjet 2025/ KQZ propozon votim dhe numërim elektronik në Elbasan dhe Durrës, LZHK: Të shtrihet edhe në Tiranë! PS dhe PD pa përgjigje
16 Tetor, 11:55
-
Mirditë/ Dhunuan dhe kërcënuan me armë pronarin e një karburanti se u kërkoi paratë për shërbimin, në kërkim 2 persona! Njëri prej tyre akuzohet për tentativë vrasje (EMRAT)
16 Tetor, 11:46
-
Mish me bamje nga zonja Albana
16 Tetor, 11:42