Ashtu sikurse ishte bërë publike javë më parë në media, Kalaja e Lëkurësit në Sarandë është bërë vendi ku kanë vendosur kurorën dy nga emrat e dashur të skenës dhe ekranit: Vesa Luma dhe Gerald Xhari, i njohur me emrin e artit, Big Basta.
Një tjetër moment i rëndësishëm i dasmës është edhe droni, që të rikthen në vëmendjen ndeshjen Serbi-Shqipëri, por që këtë herë ka pasur një tjetër rol. Unazat e çiftit kanë zbritur në pistën e hapur me anë të dronit.
Ka qenë vetë Kryebashkiakja e Sarandës, Florjana Koka, e cila ka kryer edhe celebrimin e dy këngëtarëve duke i lidhur në martesë gjatë ceremonisë së dasmës.
“Është një ftesë që më gëzon dhe më surprizon, me vëmendjen, si dhe me mënyrën origjinale dhe pak të mistershme që keni gjetur për të ma bërë këtë ftesë”, ju tha artistëve Florjana Koka, kur mori ftesën që t'u vinte atyre kurorë.
12 shtatori është caktuar prej tyre si dita e vënies së kurorës dhe e shkëmbimit të unazave në mjedisin e kalasë së gurtë, me lartësi 250 metra mbi nivelin e detit. Prej saj Saranda duket sikur e sheh nga bordi i avionit dhe ky pozicion panoramik ka ngacmuar shpirtin e artistëve, të ndodhur kohë më parë në këtë vend, për të thënë “Po, kjo është e duhura për dasmën tonë”.
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)
191/2
Sondazhi i ditës:
Shqipëria çel negociatat për kapitullin e parë, integrohemi brenda 2030?
-
Po
67.6%
-
Jo
25.7%
-
Nuk e di
6.8%
Vota total: 2619
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Itali/ Luante ‘kamorristi i vogël’, 23-vjeçari shqiptar kapet me pistoletë dhe hashash në dhomën e gjumit! Kishte dhe shtetësi italiane (EMRI)
16 Tetor, 14:58
-
'Plas' në Portugali, Benfica akuzohet për trukim ndeshjesh dhe korrupsion! Kërkohet përjashtimi
16 Tetor, 14:56
-
Fatos Çoçoli: Përfitimet ekonomike të ditës historike të shqiptarëve
16 Tetor, 14:52
-
Si po transformohet 'Qyteti Studenti' në Tiranë
16 Tetor, 14:49
-
Ministrja Koçiu: 80 mijë pushues morën shërbim në qendrat shëndetësore verore
16 Tetor, 14:47
-
Korçë/ Mallra kontrabandë në bagazhin e autobusit, arrestohet turku në Kapshticë
16 Tetor, 14:45
-
Hera e parë në Shqipëri, organizohet Kampionati Botëror për të rritur në mundje! Vijnë 2300 sportistë dhe trajnerë
16 Tetor, 14:44
-
Lufta në Ukrainë/ Zelensky prezanton Planin e Fitores në Parlamentin e Kievit! Bën thirrje që vendi i tij të anëtarësohet në NATO
16 Tetor, 14:43
-
Tiranë/ Plagosja e 25-vjeçarit te servisi në Vorë pas përleshjes mes dy grupeve, arrestohet për moskallëzim krimi 39-vjeçari, 3 autorët në kërkim
16 Tetor, 14:37
-
Minxhozi: Po shembin shtëpinë e vet, jo të Ramës
16 Tetor, 14:32
-
Liga e Kombeve/ Kristjan Asllani në formacionin e ndeshjeve të katërta
16 Tetor, 14:28
-
Tiranë/ Ngacmonte seksualisht 2 vajza, arrestohet 55 vjeçari
16 Tetor, 14:19