Martohet Vesa Luma e Big Basta
"Pse zgjodhëm kalanë e Sarandës"

Martohet Vesa Luma e Big Basta<br />"Pse zgjodhëm kalanë e Sarandës"
Vesa Luma dhe reperi Big Basta do të kurorëzojnë ditën e sotme dashurinë e tyre në kalanë e Sarandës. Vesa ka postuar një foto në Instagram ku shpjegon pse kanë zgjedhur pikërisht kalanë e Sarandës për të zhvilluar ceremoninë martesore, duke shpjeguar edhe kuptimin simbolik të kësaj zgjedhjeje.

Kalaja do të mbyllet sot dhe do të jetë e tëra në dispozicion të çiftit, ndërsa do të 'bekohen' nga Kryetarja e Bashkisë së Sarandës, znj. Floriana Koka.

Vesa ka nxituar të falënderojë fansat dhe dashamirësit në emër të saj dhe të partnerit, ndërsa ka premtuar se do të ndajë foto të ceremonise, në mënyrë që të gjithë të mund ta shohin.
vesa luma
"Neser nje dite e madhe per mua dhe gjysmen time @bigbastaofficial.. Saranda dhe kjo KALA eshte ajo qe i dha vulen dashurise sone vite me pare..Po e ndaj me ju kete moment te bukur sepse keni qene edhe JU nje arsye e forte qe ne dy te vijme deri ne kete pike.Kemi nderin dhe kenaqesine sepse Kryetarja e Bashkise se Sarandes znj.Floriana Koka do te jete ajo qe do te kurorezoj ligjerisht lidhjen tone..dhe ne kete Kala qe do te jete e mbyllur neser, do te jene prane nesh njerezit qe na kane qendruar afer gjithmone!Pavaresisht asaj ,do te mundohemi qe te ndajme momentet me te bukura bashke me ju qe gezoni per cdo gje qe bejme ne! Ju duam dhe ju falenderojme qe na lumturoni me urimet tuaja #geriwedsvesa"

Redaksia Online
(m.p/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Zhvarrimi i Enver Hoxhës dhe konfliktet me Berishën! Arben Manaj në Esencë-Report Tv 

Zhvarrimi i Enver Hoxhës dhe konfliktet me Berishën! Arben Manaj në Esencë-Report Tv