Marty: Keqardhje që kryeministër
do të jetë Thaçi ose Haradinaj
Senatori zviceran, Dick Marty në një intervistë për mediat zviceriane ka thënë se është për të shprehur keqardhje kur posti kryeministri në Kosovë ndahet mes Hashim Thaçit dhe Ramush Haradinajt.
Senatori zviceran, Dick Marty në një intervistë për mediat zviceriane ka thënë se është për të shprehur keqardhje kur posti kryeministri në Kosovë ndahet mes Hashim Thaçit dhe Ramush Haradinajt.
“Jam akuzuar që jam kundër pavarësisë së Kosovës. Unë vetëm kam thënë që është shpallje e ngutshme. Nuk mundet të shpallet i pavarur një vend i cili nuk ka administratë. Por, edhe më keq, nuk ka shoqëri civile. Kjo është dashur të përgatitet më me shume seriozitet. Sikur sot, është për keqardhje që kryeministri duhet të zgjidhet në mes të Thaçit dhe Haradinajt. Ky i fundit është paraqitur dy herë para Gjykatës së Hagës. Është e vërtetë që është liruar, por është liruar pasi që nuk kishte asnjë dëshmitar. Është shumë keq që bashkësia ndërkombëtare nuk ka bërë asgjë që të ketë në krye të këtij vendi persona me duar të pastra. Në këtë drejtim, nuk i kemi ndihmuar njerëzve të cilët jetojnë në këtë vend”, ka thënë Marty. I pyetur për raportin e prokurorit Clint Williamson, ai thotë se është provuar puna e tij.
“Këta persona do të përgjigjen para një gjykate ndërkombëtare të themeluar për këtë çështje në vitin 2015, duke pasur parasysh që Gjykata e Hagës për ish-Jugosllavi ka pasur kufizim kohor. Këto të gjitha na e kujtojnë punën e Carla Del Pontes, e cila është ankuar shpeshherë për pamundësinë për të marr informata nga shtetet të cilat kanë bashkëpunuar me UÇK-në, si SHBA-të, Mbretërinë e Bashkuar, të cilat, ashtu sikurse edhe BE-ja kanë qenë dhe janë edhe sot partnerë kryesorë me këta përfaqësues të UÇK-së”, ka thënë senatori zviceran.
Publikimi i raportit të kryeprokurorit Clint Williamson, nga Task-Forca Speciale për Hetime, që nuk ka arritur pas tri vitesh hetime të gjejë dëshmi dhe prova për trafikim organesh, ka nxitur reagime të diplomatëve brenda Bashkimit Evropian.
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Si ka qene per ju viti 2024?
-
I mire
43.6%
-
I keq
22.7%
-
As i mire as i keq
33.7%
Vota total: 1547
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Klotilda Ferhati: Herët a vonë, drejtësia do të triumfojë!
5 Prill 2023, 13:40
-
Propaganda serbe në një nivel tjetër: Shtëpia e Verdhë ishte vetëm ndalesë, trafikimi i organeve u krye në Fushë Krujë
30 Mars 2023, 14:13
-
Dalin përgjimet, si u përgatit komploti për të vrarë Dick Marty-in për të fajësuar shqiptarët: Të duket sikur e bëri Thaçi, s'del më nga burgu! Kush e organizoi
10 Shkurt 2023, 11:56
-
Balla: Shqiptarët presin shpjegime pse Aleanca e rublave Berisha-Meta kanë votuar pro Dick Marty
30 Tetor 2022, 20:25
-
Balla: Maqedonia e Veriut të mbështesë kërkesën e Shqipërisë për rishikimin e Rezolutës së Dick Marty-t
25 Tetor 2022, 17:25
-
Minxhozi: Që 'Dick Marty' të mos arshivohet edhe një herë tjetër si 11 vitet e fundit
24 Tetor 2022, 17:04
-
Rezoluta kundër raportit të Dick Marty-it, Nikolla letër kryeparlamentarëve të vendeve anëtarë të KiE-së: Korrigjoni gabimin ndaj kombit tonë
24 Tetor 2022, 11:01
-
Policia e Zvicrës takohet me atë serbe dhe shkëmbejnë informata për rastin e kërcënimit të Dick Marty-t
18 Tetor 2022, 16:59
-
Rezoluta kundër raportit të Dick Marty-it për UÇK-në/ Rama letër 46 shteteve anëtarë të KiE: Hiqni njollën e turpit për trafikim organesh mbi kombin tonë
18 Tetor 2022, 08:50
-
Minxhozi: Kush duhet të kërkojë falje për Dick Marty-n (e kush bërtet)?!
14 Tetor 2022, 18:47
-
Fjala e Ramës në KiE, Rithemelimi: Turpëroi Shqipërinë, foli si Fidel Kastro e Gadafi! Dëmtoi edhe Kosovën
13 Tetor 2022, 14:08
-
Pas kritikave, përfaqësues të KiE munguan në darkë, Rama: Fjalimi im u ra si rrufe në qiell të hapur! E neveritshme që edhe në këtë rast opozita e ‘Non Gratave’ kundërvihet
13 Tetor 2022, 10:59