TIRANE- Ministria e Shëndetësisë u ka ofruar dialog dhe bashkëpunim sindikatës dhe urdhrit të farmacistëve, për të diskutuar mbi vendimin e marrë në Këshillin e Ministrave ku parashikohet ulja e marzhit të fitimit tek barnat, por farmacistët e kanë kundërshtuar atë. Ndonëse të enjten u kërkua me ngulm takim me kreun e shëndetësisë për të sqaruar pjesë të këtij vendimi, vetëm dy ditë më vonë kur ky takim bëhet i mundur përfaqësuesit e farmacive e refuzojnë atë.
Ndërkohë që gjatë këtyre ditëve Ministri i Shëndetësisë ka qenë për inspektime në veri të vendit pikërisht në spitalin e Kukësit dhe të Tropojë, ndërkohë që gjatë ditës së djeshme e gjithë puna dhe angazhimi i tij ka qenë tek ngjarjet e rënda të ndodhura në dy aksidentet automobilistike. Pavarësisht këtyre impenjimeve Beqaj ka përcaktuar fundjavën të favorshme për takime me farmacistët dhe grosistët, por këta të fundit e kanë refuzuar takimin e kërkuar nga vetë ata pa asnjë lloj arsye.
Ndërkohë në deklaratat e bëra publike nga Ministria e Shëndetësisë është thënë se vendimi i marrë është i studiuar, pasi janë studiuar edhe marzhet e fitimit në rajon. Sipas vendimit grosistët tashmë do të kenë një marzh fitimi prej 11 për qind në krahasim me 14 % që ishte deri më tani. Ndërkohë sa i përket çmimit maksimal të tregtimit me pakicë të barnave ai caktohet të jetë deri ën 25 për qind mbi çmimin e blerjes nga shpërndarësi farmaceutik. Deri më tani farmacistët kanë pasur një marzh fitimi prej 29 për qind.
Shkrimi u publikua sot (09.02.2014) në gazetën Shqiptarja.com (print)
Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com