MAS: Janë ende 5 mijë kuota
të lira në universitetet publike

MAS: Janë ende 5 mijë kuota<br />të lira në universitetet publike
Janë 5 mijë kuota bosh në universitetet publike. Ministria e Arsimit konfirmon zyrtarisht se kur kanë ngelur 48 orë nga përfundimi i regjistrimeve, rreth 5 mijë vende janë ende të paplotësuara në universitetet në Tiranë dhe universitetet e rretheve.
 
Gjithashtu Ministria e Arsimit thotë se edhe në universitetet private janë rreth 4500-5000 kuota të lira.
 
Drejtori i Portalit të klasifikimit për maturantët, Arjan Xhelaj thotë se në universitet publike janë regjistruar 80% e maturantëve, pra 17 mijë studentë të rinj, ndërsa në universitetet private 35%, që do të thotë 4500 studentë.
 
Ministria e Arsimit thotë se faza e fundit 48-orëshe, është mundësia e fundit për maturantët që të regjistrohen në Universitet.
 
Në datën 27 tetor do të mbyllet procesi i regjistrimeve. Nëse do të ngelen kuota bosh, Ministria e Arsimit pritet të vendosë nëse do të hapen sërish regjistrimet, apo këto kuota do të ngelen të paplotësuara.

Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    PD paralajmëron protesta, bllokim rrugësh e kaos në Kuvend, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Rusia lëshon “shi” dronësh ndaj Kievit, Ukraina njofton se i asgjësoi! 6 orë bombardime, nuk raportohen viktima

Rusia lëshon “shi” dronësh ndaj Kievit, Ukraina njofton se i asgjësoi! 6 orë bombardime, nuk raportohen viktima