Kjo fushatë ka për qëllim të mobilizojë nxënësit për aksionin vullnetar të pastrimit të bregdetit dhe të dy liqeneve në vend, Pogradec dhe Kukës
Zëvendësministrja e Arsimit dhe Sportit, Nora Malaj, gjatë fjalës së saj tha se "rëndësia e kësaj nisme të re, pas asaj të pastrimit të mjedisit, lidhet jo vetëm me edukimin dhe sensibilizimin e të rinjve për mbrojtjen e bregdetit, por edhe në zhvillimin e një turizmi të qëndrueshëm".
"Green Tour 4" është një fushatë sensibilizuese në terren, e cila ka për qëllim rritjen e ndërgjegjësimit dhe adresimin e problemeve të mjedisit. Një grup prej 20 vullnetarësh do të udhëtojnë për dy javë në qytetet kryesore të Shqipërisë nga data 11 maj - 21 maj.
/atsh/
