TIRANË - Qindra femijë të shtresave në nevojë , përfshirë edhe komunitetin Rom ende nuk kanë akses në programet parashkollore për zhvillimin e femijërisë së hershme. Madje një pjesë të tyre prinderit nuk i cojnë as në cerdhe e as kopshte.
 
Sipas një studimi nga UNICEF vetëm 15% e femijëve kanë akses në sherbimet e cerdheve, ndersa perqindja e femijëvë që shkojnë në kopshte në nivel kombetar shkon në 50 %.
 
Që çdo fëmijë të marrë arsim parashkollor cilësor, Ministria e Arsimit dhe Sportit ka prezantuar sot reformën në sistemin parashkollor në Shqipëri , e cila synon rritjen e cilësisë së shërbimit dhe edukimit të fëmijëve.

“Zhvendosja nga kurrikula që thekson kryesisht gjithë sa u duhet mësuar fëmijëve, te kurrikula që i aftëson subjektet të veprojnë me efikasitet, shndërrimi i praktikave mësimore nga modelet transmetuese drejt qasjeve më bashkëpunuese, kërkimi i kuptimit të nxënies më shumë se trajtimi i përmbajtjeve abstrakte, janë shembuj të tjerë të shndërrimeve që po përjeton bota e arsimit”, tha Nikolla duke shtuar se  në një botë që ndryshon shpejt, zgjedhja e përmbajtjeve dhe mënyra e ndërtimit të procesit të nxënies janë sfidat që mund dhe duhen përballur.

Arsimi parashkollor ofrohet në kopshte dhe në klasa përgatitore. Klasat përgatitore funksionojnë në shkollat e arsimit bazë dhe frekuentohen nga fëmijë të moshës 5 vjeç që nuk kanë ndjekur arsimin parashkollor.
 
Këtë vit shkollor në vendin tonë funksionojnë 1.876 kopshte publike dhe private për edukimin e afro 87 400 fëmijë.


Redaksia Online
(a.h/.shqiptarja.com)