TIRANE - Tarifa penalizuese për studentët ga 50-250 euro, por që nuk deklaroheshin në ministrinë e Arsimit, ndërhyrje në regjistrin e notave dhe në atë themeltar të studentëve, që lë hije dyshimi për manipulime, pa staf akademik, madje edhe ata që figurojnë ose janë mbi 68 vjeç, ose janë pa tituj shkencorë, programe të paakredituara, 1/3 e studentëve pa numër matrikullimi dhe raportime të rreme për një qendër kërkimi kur në të vërtetë ajo nuk ekziston, kanë qenë vetëm disa nga shkeljet e gjetura në shkollën e lartë ndërkombëtare të Tiranës, që kanë detyruar ministrinë e arsimit t’i heqë licencën këtij institucioni.

"Ka ofruar një program studimi të palicensuar, janë diplomuar 22 studentë. Janë lëshuar diplo,a përpara akreditimit të tij. Nuk ka numër minimal të stafit akademik. Kanë punësuar personel me moshë mbi 68 vjeç dhe një tarifë shtesë prej 50 eurosh në rast të përsëritjes së provimit për herë të tretë dhe në vijim tarifë shtesë prej 250 eurosh në rast se studenti diplomohet në sezonin e dytë. Vetëm katër janë programe të akredituara. Në plotësimin e regjistrave themeltare janë bërë korrigjime dhe krijon dyshime që mund të jetë ndërhyrë. Një e treta e studentëve janë të papajisur me dokument identifikimi." theksoi Ndreca

Ministria, nuk do të mjaftohet vetëm me heqjen e licencës, por ka nisur procedurat edhe për kallëzimin penal për të gjithë drejtuesit e lartë të këtij institucioni.

"Pra do të bëjmë kallëzim penal për personin juridik si dhe për administruesin e këtij institucioni por edhe për personelin akademik, pra për rektorin." tha ai.

Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)