Masa drastike/ Mediat braziliane: OBSH kërkon të mos luhet futboll deri në fund të vitit 2021

Masa drastike/ Mediat braziliane: OBSH kërkon të mos luhet futboll deri në fund të vitit 2021

Organizata Botërore e Shëndetësisë ka organizuar një video konferencë private me UEFA-n dhe përfaqësuesit e ekipeve kryesore europiane për të diskutuar në lidhje me kalendarin e evenimenteve sportive në kohën e pandemisë. Mediat braziliane kanë zbuluar kërkesën e çuditshme të OBSH-së. Revista investigative braziliane Veja ka zbuluar se për OBSH-në skenari ideal do të ishte pezullimi i të gjitha aktiviteteve ndërkombëtare të futbollit deri në fund të vitit 2021.

Kjo duket diçka e çuditshme në një kohë kur rikthimi i futbollit po diskutohet çdo ditë dhe madje shumë shpejt pritet që të rinisin stërvitjet. Dhe në këtë pikë kur rikthimi i futbollit duket diçka e afërt sugjerohet një stop i futbollit për një vit e gjysmë.

‘Placar’ një tjetër revistë në Brazil raporton se ka folur me një nga pjesëmarrësit në këtë mbledhje të zhvilluar sekret më 16 prill i cili ka thënë se Organizata Botërore e Shëndetësisë ka qënë serioze në kërkesën e saj që të mos luhet futboll deri në fund të vitit 2021.

Për një zhvillim të tillë shumë të rëndësishëm dy revistat braziliane zbulojnë edhe informacione nga mbledhja online. Diskutimi ishte parashikuar që të zgjaste një orë por shkoi deri në 2 orë e gjysmë dhe u zhvillua edhe me tone të ashpra. Kjo është një masë drastike dhe vjen edhe pas prezantimit të dy epidemiologëve sa i përket emergjencës së koronavirusit.

Ekspertët kanë sugjeruar se do të ishte më mirë që të mos luhej futboll deri në fund të vitit 2021. Por vlen të theksohet se OBSH nuk ka asnjë autoritet për të vendosur për kalendarin sportiv dhe se UEFA nuk është e detyruar të ndjekë këshillat e saj.

Përgatiti  Andi Kapxhiu

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë