Masakra e Bradasheshit, cili gazetar kërkoi 120 mijë €? Porosia e bisedës në ‘Sky': Mos nxirr këto emra! Hetimi i SPAK: Ishte në kafe me ushtarin e Franc Çopjas

Zbërthimi i bisedave nga SkyECC në dosjen e grupit Çopja, ka nxjerre në pah edhe mënyrën se si vepronte ky grup për të fshehur apo devijuar ngjarje kriminale të kryera prej tyre.

Ata orientonin gazetarë të kronikës së zezë, në lidhje me bandat,  për mënyren se si duhet të flisnin dhe për emrat që duhet të përmendnin në daljet e tyre publike, duke afruar edhe shuma të konsiderueshme parash.

Nga një bisede e bërë në platformën SkyECC mes Franc Copjes dhe një personi tjeter, i cili nuk ështe identifikuar ende, ky i fundit informon Franc Çopjen se është takuar me personin e trete ( gazetar) dhe se i ka kërkuar 120.000 euro. Në dosje thuhet se gazetari, emri i të cilit nuk përmendet, por që del se ka njohje me anëtarët e grupit kriminal, e ka pyetur, se cilët persona nuk duhet të përmendë, për ngjarjen e ndodhur në dhjetor të 2018, ku mbeti i vrarë Endrit Alibej, Arben Dylgjeri dhe Erdal Dyranaj, ngjarja e cila sipas prokurorisë është porositur dhe organizuar nga vëllezërit Çopja. 

Dhe Franc Çopja i ka kthyer përgjigje që për këtë ngjarje nuk duhet të përmenden Hajdar Bakon, Talo Çelën dhe Altin Ndocin, persona këto që janë te rreshtuar me grupin kundër Endrit Alibejt, i njohur ndryshe si Tarzani.

‘Më datë 23.07.2020, përdoruesi i kodit X që është i paidentifikuar, informon Franc Çopjan, se është takuar me personin (e tretë) që është gazetari, i ka kërkuar shumën prej 120.000 Euro si dhe e ka pyetur se cilët persona nuk duhet të përmendi. Franc Çopja.. i ka shkruar mikut të tij, se gazetari nuk duhet më të flasë për Darin (Hajdar Bako), Kelin (Mikel Qosen) Talon (Talo Çela) dhe Altinin (Altin Ndoci), të gjithë personat që janë me grupin kundër Tarzanit (Endrit Alibej).’

Në dosje pasqyrohet edhe një moment  ku personat e përfshirë ne vrasjen e trefishtë ne Bradashesh  shkëmbejnë  mesazhe mes tyre në lidhje me urdhër-arrestet që mund të dalin për ngjarjen e 2018, ku mbeti  i vrarë  Endrit Alibej ose siç e njohin ata me nofkën “Tarzani”.

Sipas hetimit, ata kanë identifikuar, edhe një tjetër gazetar i cili ka bërë një lajm në lidhje me urdhër arrestet, po sipas bisedave ky lajm nuk ishte i saktë, por i servirur nga grupi kundërshtar. Biseda është bere dy vjet pas ngjarjes, ne vitin 2020, ku Hajdar Bako (Çopja) komunikon me Talo Çelen në lidhje me lajmin e dalë ne media

 “Më datë 08.10.2020, shtetasi Hajdar Bako  bisedon me shtetasin Talo Çela , ku nga natyra e mesazheve që ai (Hajdar Bako) i dërgon shtetasit Talo Çela, kuptohet se flitet për një lajm të publikuar sipas të cilit ndaj tyre janë lëshuar urdhër arreste. Gjithashtu flasin edhe për median ku është publikuar si dhe gazetarin i cili mund të ketë shkruar këto lajme. Referuar mesazheve që shtetasi Hajdar Bako i dërgon shtetasit Talo Çela, kuptohet se Talo Çela i'a ka dërguar Hajdar Bakos lajmin e publikuar ku flitet për grupin e tyre. Në vijim të komunikimit ndërmjet tyre shtetasi Hajdar Bako shprehet se, e ka parë lajmin, nuk ka urdhër arreste. Hajdar Bako i thotë Talo Çelës se është interesuar nëse ka diçka të vërtetë dhe i kanë thënë se është lajm kot. Hajdar Bako shprehet se ku dolën provat pas 3 vjetësh?! Sipas Hajdar Bakos, ky lajm nuk është te faqja e policisë dhe se lajmin mund ta ketë dhënë grupi tjetër rival”

M.Q./G.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • artani: 01/09/2024 15:15

    Nuk jam une per zotin

    Përgjigju
  • Dhendri i Besnik Bekteshit: 01/09/2024 15:12

    Pra do arrestohet zëdhënësi i policise se shtetit?

    Përgjigju
  • E verteta: 01/09/2024 15:07

    Artan Hoxha po te vjen dita edhe ty

    Përgjigju
    • Kujtim Durimi: 01/09/2024 15:38

      Jo vetem Artan Hoxha por dhe shume e shume gazetare te tjere.

  • Rama: 01/09/2024 14:27

    Ia kane fale shpirtin shejtanit shumica n ket vend....!!!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Çfare prisni nga sesioni i ri parlamentar?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Dramë për futbollistin e Napolit, i vendosin pistoletën në kokë dhe e grabisin pas fitores kundër Parmës

VIDEO/ Dramë për futbollistin e Napolit, i vendosin pistoletën në kokë dhe e grabisin pas fitores kundër Parmës