Dosja 'Gërdeci'/ Beqiri: E lënë në heshtje, vrasja e Kosta Trebickës s’ishte aksidentale, e vrau Berisha! Një prokurore brenda SPAK i jep informacione Këlliçit

Avokati Idajet Beqiri ka analizuar dosjet e nxehta në duart e SPAK. I ftuar ditën e sotme në emisionin ‘Studio live’ në Report Tv, me gazetarin Arbër Hitaj, teksa u ndal tek dosja Gërdeci ai tha se ajo është lënë në heshtje nga SPAK.

Ai hodhi akuza të forta ndaj Berishës për të cilin tha se intimidoi edhe dëshmitarët për aferën e Gërdecit dhe e bëri përgjegjës edhe për vrasjen e biznesmenit Kosta Trebicka.  

‘Gërdeci u nda, u krijuan dy dosje, dosja kundër Berishës, Shkëlzenit dhe Delijorgjit. Gjykata e Strasburgut e konsideron edhe atë një krim shtetëror për vrasje që i bëri shteti që familja e korruptuar e Berishës të përfitonte dhe kur arritën deri aty sa edhe filluan që të indimidonin dëshmitarët dhe i vranë duke vrarë  edhe Kosta Trebickën dhe thanë ishte aksidentale. Atë e rrëmbyen nga dhoma e vranë dhe e hodhën atje, e vrau Berisha dhe Shkëlzeni dhe asnjë gjemb në këmbë nuk u hyn këtyre. Dhe nga ana tjetër t’ja prishësh fytyrën me plumba dhe të thuash u aksidentua, kur një opinion i stimagtizon si vrasës. Dërguan edhe një ekspert nga amerika që ai s’ka parë asgjë. Dhe ai dha mendimin që ishte aksident kur vajti ai gjurmët e krimit ishin larguar dhe ai mori vetëm foto që bënë këta.

Unë jam përfaqësues ligjor i familjarëve të viktimave të Gërdecit që SPAK se mori parasysh në fillim, ky është një nga krimet më të rënda dhe e ka thënë edhe vet që me dorën e vet do të vriste edhe 300 të tjerë dhe u shoqërua me një vendim bombë të Gjykatës së Strasburgut. SPAK mori dëshmitarë, familjet e viktimave me provat që ata kishin madje më morën edhe mua, tani i kanë lënë prap në hedhje. Afatin për të përfunduar hetimet e kanë 9 muaj, por thotë i kemi nën hetim dhe po bëjmë hetime të plota’, tha ai.

Avokati tha se po i humbet besimi tek drejtësia pasi për kallëzimet që bënë në SPAK një prokurore brenda këtij institucioni i jep informacione Belind Këlliçit.

Sipas tij, këto informacione më pas i jepen Berishës, që sipas tij ky i fundit i thotë edhe vet publikisht në deklarata që bënë. 

‘SPAKU merret me ca fukarenjë për të mos u marr me Gërdecin dhe 21 janarin, vjedhjen e floririt, privatizimin e armos vrasjet e ‘97 dhe vrasjet e Haklajve. Nuk po kemi më besim. E kam gati kallëzimin një kallëzim për vrasjet e Haklajve dhe se çojë dot sepse s’ po kemi më besim. Aty është një prokurore brenda SPAK-ut që i jep Belind Këlliçit informacione për kallëzimet penale që bëhen. Dhe këta i nxjerrin edhe vet. Del Saliu dhe thotë ka çuar Idajeti një kallëzim në SPAK, kush ja tha atij këtë përveç asaj prokurores që është atje, dhe ajo i jep informacione një krimineli si Këlliçi, që bënë lobime në Amerikë për non gratën e tij dhe paguan për një foto sa frëngu pulën. Po ku pyet Trumpi për bregun e lumit në Shqipëri, një njeri që s’kam mbaruar as shkollën e mesme’, tha ai.

Avokati tha se duhet që të ketë një kontroll mbi institucionet e drejtësisë në vend.

 ‘Nuk është problemi për tu ribërë drejtësia, por duhet që të funksionojnë ato struktura që kontrollojnë SPAK, gjykatën e Shkallës së parë dhe të Apelit të Posaçme. Në strukturat e SPAK mendojmë se është bërthama pozitive aty, por janë të fuqishëm ata negativët. Duhet të ndryshojë sepse psikologjia e pandshueshmëri dhe gjyqtari dhe prokurori nuk duhet që të jenë zot që si kontrollon njeri dhe kur bëjnë shkelje analizohet dhe shqyrtohet për atë shkelje kur ti shkojë Shqipërisë flaka në majtë të qiellit’, tha ai.

S.B/I.M/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Ledina: 22/03/2025 10:46

    Me 11 maj 2025, Fatmir Medi Berisha merr mandatin e Deputetit ne Kuvendin e Shqiperise.

    Përgjigju
  • koli: 22/03/2025 04:55

    LE TI JAPI informacion o beqir,,,,rendesi ka qe mazhoranca,,te mos e beje veten qe ti therrase spaku.....

    Përgjigju
  • Iris: 22/03/2025 04:21

    Kur e ditke qe qenka prokurore e jo prokuror,perse nuk e jep dhe emrin?

    Përgjigju
  • fran: 21/03/2025 21:41

    Sa shpejt u dhie SPAK,kështu do të ndodhte nga që ka prokuror që kanë kaluar me pesë,me hajdutë e ndërtues pallatesh...

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës: 21 Mars, 10:09

    Sa e dëshironi integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian?



×

Lajmi i fundit

Rama mbërrin që në mbrëmjen e sotme në Vlorë, nesër agjendë e ngjeshur takimesh me kandidatët në Lungomare dhe strukturat! Do inspektojë edhe Muzeun Hebraik

Rama mbërrin që në mbrëmjen e sotme në Vlorë, nesër agjendë e ngjeshur takimesh me kandidatët në Lungomare dhe strukturat! Do inspektojë edhe Muzeun Hebraik