Në GJKKO është zhvilluar seanca e radhës për ish-ministrin e Mbrojtjes të qeverisë Berisha, Fatmir Mediu, i marrë i pandehur për masakrën e Gërdecit. Mediu e avokati i tij Ardian Visha, kanë kundërshtuar pretendimet e prokurorisë, kryesisht për përcaktimin e Gërdecit si zonë për përdorim për demontim të armëve dhe përcaktimin ligjor që ndan kalibrat në të mëdhenj e të vegjël.
Fatmir Mediu u shpreh se përcaktimi i Gërdecit është bërë 1 javë përpara daljes së urdhrit të ministrit. Ai shtoi se ndarja e kalibrave nuk është autoritetet i ministrit të Mbrojtjes, por ka rregullore që e përcakton. Mediu thotë se do të vijojë me kundërshtimet e pretendimeve të SPAK.
“Ajo që po ndodh në këtë proces është që prokuroria ngarkon me përgjegjësi ligjore ministrin për një gjë që nuk është autoritet ligjor i ministrit. Kjo e bën situatën absurde. Sot jemi marrë me faktin e përcaktimit të Gërdecit. Është qartësisht përcaktuar 1 javë përpara urdhrit të ministrit. Ka pasur disa veprime në raport me këtë kontratë që është bërë përpara urdhrit të ministrit. Dhe autoritet amerikane kanë dhënë autorizimin për përcjelljen e makinerive të demontimit nëpërmjet një procesi strikt të verifikimit të kompanisë dhe licencave.
Pretendimet për leje që duhet të jepte ministri nuk janë të bazuara askund në ligj dhe ministri nuk mund ti referohet kërkesës që mund të vijë nga një subjekt privat për detyrimet që ka ligji. Edhe një çështje që u bë histori, ajo e kalibrave. Sipas vetë ekspertëve të prokurorisë, ata kanë deklaruar se nuk ka asnjë akt normativ për administrimin e municioneve sipas kalibrave. Kemi sjellë 5 urdhra të Shefit të Shtabit të Përgjithshëm para kësaj VKM që provohet se municionet nga 20 deri 160 mm janë trajtuar si municione t kalibrit të vogël në procesin e demontimit me NATO, SHBA dhe Britaninë e Madhe. Këto nuk merren si provë nga prokuroria dhe nuk futen në proces”, tha Mediu.
Mediu akuzohet për shpërdorim detyre, pasi, sipas SPAK, janë shkelur procedurat e ngritjes së fabrikës së demontimit në Gërdec, pranë një zone të banuar si dhe ato të municioneve. Vetë Mediu i ka kundërshtuar akuzat e ngritura dhe gjetjet e ekspertëve.
Rihapja e çështjes ndaj Mediut u vu në lëvizje pas 12 vitesh me iniciativën e familjes Durda, e një prej viktimave të shpërthimit në 15 mars 2008, në ambientet e ish “Brigadës së Tankeve”, ku humbën jetën 26 persona dhe qindra të tjerë u plagosën.
Komente










Fatmir GËRDECI vrasës masiv na hodhe në erë pa u dënuar ky kriminel kurr nuk do të ketë drejtësi.
PërgjigjuKy esht kriminel
Përgjigju