Masakra e Lushnjës në 2017, shtyhet seanca për Laert Haxhiun! Avokati Detar Hysi kërkon të heqë dorë nga mbrojtja, GJKKO: Sill prokurë

Masakra e Lushnjës në 2017, shtyhet seanca për Laert Haxhiun! Avokati Detar Hysi kërkon të heqë dorë nga mbrojtja, GJKKO: Sill prokurë

Laert Haxhiu dhe avokati Detar Hysi

Seanca për Laert Haxhiu është shtyre për në datë 1 dhjetor ora 14:30. Prokuroria do të relatojë provat shkresore dhe më pas do të lexohet pretenca. Gjatë seancës pati debate mes avokatit Detar Hysi dhe relatorit Erjon Çela.

Hysi kërkon që gjykata të pranoj kërkesën e tij për heqjen e dorë nga përfaqësimi i Haxhiut duke argumentuar se ky i fundit nuk dëshiron që të mbrohet nga avokati Detar Hysi.

Po ashtu sipas avokatit edhe familjarët e 32-vjeçarit nuk janë dakord që ai të përfaqësojë Laert Haxhiun.

Trupa gjykuese e kryesor nga Erjona Çela relatoi që Hysi do të qëndrojë në gjykatë deri sa avokati kryesisht Elvis Gorishti të jetë njohur me aktet e çështjes, objekt gjykimi sipas kodit të procedurës penale.

Gjykata po ashtu ka marrë vendim që procesi gjyqësor të vijojë në mungesë të Laert Haxhiut pasi ky i fundit ka refuzuar marrjen në dijeni në burgun grek ku ndodhet i ndaluar në pritje të ekstradimit të tij drejt vendit tonë.

Gjyqtari Erjon Çela në fund relatoi që avokati Hysi në seancën e radhës duhet të sjellë një prokurë të firmosur nga familjarët e Laert Haxhiut që i heqin avokatit tagrat e përfaqësimit.

Po ashtu duhet që prokurorja e çështje Doloreza Musabelliu të paraqesë me shkrim përmbledhjen e provave shkresore për t’jua vënë në dispozicion avokatëve.

Laert Haxhiu është duke u gjykuar në mungesë për atë që njihet si Masakra e Lushnjës e ndodhur në shtator të 2017.

Në atë ngjarje humbën jetën Jurgen Hoxha dhe Zamir Latifi. Objektivi i atentatit dyshohet të ishte Xhulio Shkurti, nipi i Aldo Bares.

Gjykata e Apelit në Athinë do të thotë edhe fjalën e fundit për fatin e laert Haxhiut. Po ashtu ai ka kërkuar edhe azil në shtetin grek.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Shpërthimi fatal për babë e bir në Lushnje, a keni siguri në vendin tuaj të punës?



×

Lajmi i fundit

Vlorë, i djegin BMWX5 në oborrin e banesës (EMRI)

Vlorë, i djegin BMWX5 në oborrin e banesës (EMRI)