Masakra e Velipojës me 4 të vrarë dhe 2 të plagosur, arrestohet në Itali njëri nga autorët! Ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar (EMRI)

  Masakra e Velipojës me 4 të vrarë dhe 2 të plagosur, arrestohet në Itali njëri nga autorët! Ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar (EMRI)

Katër viktimat Kujtim Ferracaku, Xhovan Gocaj, Edmond Gocaj dhe Musaen Zeneli

Policia e Riminit në Itali thotë se ka arrestuar një nga autorët e masakrës së Velipojës të ndodhur në qershor të 2021 ku mbetën të vrarë 4 persona ndërsa 2 të tjerë u plagosën.

Media italiane shkruan se më 9 qershor ka kryer urdhërarrestin ndaj një personi ndaj të cilit autoritetet shqiptare e kishin shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Burime për Shqiptarja.com bëjnë me dije se me kërkesë të autoriteteve shqiptare i shoqëruar është Elmilind Dyli,i cili mbeti i plagosur në atë masakër dhe akuzohet se është njëri prej autorëve të masakrës. Por po bëhen verifikimet nëse kemi të bëjmë me të njëjtin person apo jo. 

"Ai u arrestua në hotel ndërsa së bashku me anëtarë të tjerë të familjes së tij jetonte në Rimini. Ndaj tij është dhënë masa e arrestit të përkohshëm për qëllime ekstradimi pasi është në hetim pasi në bashkëpunim me persona të tjerë, për veprën penale “Vrasje dhe armëmbajtje pa leje. Në këtë ngjarje personi ka mbetur i plagosur ” Rimininotizie.net.

Masakra e Velipojës

Katër persona mbetën të vrarë ndërsa dy të tjerë u plagosën pas një konflikti me armë që u shënua në orën 00:30 minuta të 27 qershorit 2021 përpara hotel Gocajt.  Shkak i konfliktit me armë ishte ndarja e pronësisë mbi sipërfaqet me rërë ku vendosen shezllonët. Elmidin Dyli ka qenë 17 vjeç në atë kohë kur ndodhi masakra. 

Humbën jetën 

Kujtim Verracaku (Ferracaku), babai i Arjan Ferracakut, 59 vjeç
Musaen Zeneli, 20 vjeç kamarier. 
Edmond Gocaj,  38 vjeç 
Xhovani Gocaj 25 vjeç
Gocajt janë vellezer, djemtë e pronarit të hotelit Gocaj para të cilit ndodhi masakra

Të plagosur

Elmidin Dyli 17 vjeç
Hasan Verracaku 54 vjeç, vëllai i Kujtim Verracakut.

S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Meta në 'sulm', Milaim Zeka në 'Frontline': Arrestimet e mëdha bëhen fundjavave! Nuk mund askush të fitojë luftën ndaj Amerikës

Meta në 'sulm', Milaim Zeka në 'Frontline': Arrestimet e mëdha bëhen fundjavave! Nuk mund askush të fitojë luftën ndaj Amerikës